Sir Martin Stuart Sorrell, një biznesmen britanik dhe themelues i WPP, grupit më të madh në botë të reklamave,ka arritur suksesin e tij si nga të ardhurat ashtu edhe nga numri i stafit të kompanisë. Ai njihet gjithashtu si një nga drejtuesit e korporatave më të paguara në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas The Sunday Times Rich List në 2019, Sorrell vlen 368 milion £. Prestigji dhe dominimi e kanë detyruar Sir Martin mos ketë shumë kohë kohë të lirë për të luajtur golf apo të lundrojë me yachte. Në vitin 2018, manjati i reklamave u largua nga WPP dhe për perandorinë e plotfuqishme që kishte ndërtuar dhe drejtuar për 33 vjet, nuk ishte e lehtë të kapërdihej. Megjithë këtë disa muaj pas ndarjes ,Sorrell themeloi S4 Capital, një kompani futuriste dhe ideale për epokën moderne. Dy vjet më vonë mjeshëri e rriti në vlerën 2 miliardë £. S4 është kompania e familjes Sorrell prej katër brezash që prej gjyshërve të cilët e nisën karierën pa asgjë. Biznesi për Sir Martin nuk është vetëm personal ,është traditë është e lindur. Pavarsisht moshës ai e gjen gjithmonë frymëzimin në shpirti i tij pozitiv ,një muzë meriton mençuri. Fjala sipërmarrës do të thotë ndërmarrësi i rrezikut,rrezik me paratë e xhepit , të paktën kjo është pikpamja e Sorrell. Menaxhimi i portofolit është një lojë turi një bast në kazino dhe Sir Martin investon në kompaninë që njeh më mirë, në kompaninë që i njeh interesat afatgjatë. Ai ishte në gjendje të ngrihej dhe të vraponte përsëri me shpejtësinë maksimale. Dy të tretat e të ardhurave të tij vijnë nga krijimi i përmbajtjes reklamuese dixhitale nga biznesi MediaMonks dhe një e treta nga blerja e automatizuar e reklamave në internet. Më shumë se gjysma e të ardhurave totale vijnë nga krijimi i fushatave dhe planifikimi i strategjisë së reklamave për kompanitë e teknologjisë si Facebook, Google, You tube, Twiter etj. Në dekadën që po ikën reklamimet kanë njohur një recesion të thellë për arsye të politikave të ndryshuara mbi përmbajtjen e tyre. Për të censuruar këtë sektor janë ngritur grupe monitorimi mbi përmbajtjen, ndryshimet në algoritme, çrrënjosjen e grupeve fyese të mediave sociale dhe ndalimin e reklamave politike. Për Sorrell kjo do të thotë që ekonomia e përgjithshme globale ka të ngjarë të arrijë një niveli më të ulët, por shpresat për rimëkëmbje nuk kanë humbur. Si pronar i kompanisë S4 Sir Martin shprehet : ‘Unë do të jem 78 në fund të ciklit të parë. Nëse mund të ndjehem i pafuqishëm deri në 83 vjeҫ mund të arrij. Nëse do të më kërkonit të tërhiqem nuk do ta bëja edhe për pesë vjet.’
0 Comments
30 maj 2020 në Cape Canaveral Elon Musk ,themeluesi i SpaceX festoi lëshimin e suksesshëm të raketës SpaceX Falcon 9 me anijen kozmike Crew Dragon në Qendrën Hapësinore Kennedy. Astronautët e NASA Bob Behnken dhe Doug Hurley atë ditë do të bëheshin njerëzit e parë që nga fundi i programit Space Shuttle i 2011 që do lëshoheshin në hapësirë nga Shtetet e Bashkuara. SpaceX u themelua në 2002, një program i dështuar për shumë vite por 13 vjet më vonë, u bë kompania e parë private që nisi astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Sot 18 vjet më vonë austronautët e NASA Bob Behnken dhe Doug Hurley mundin të udhëtojnë për gati 20 orë në stacionin ISS drejtuar nga kryetari dhe CEO i Voyager Space Holdings Dylan Taylor.
Ёshtë historike për fluturimet njerëzore në hapësirë që një kompani private ka marrë astronautë, jo vetëm për të arritur vijën arbitrare 62 milje që ndan stratosferën nga hapësira por shumë më thellë në orbitë, rreth 220 milje deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anijes hapsinore i duhet jo vetëm të arrijë lartësi shumë të madhe, por dhe një objekt që lëviz me mbi 17,000 milje në orë. Përveç kësaj, kjo nisje shënon një moment historik dhe për Fluturimet Hapësinore të SHBA, pasi ata nuk kanë pasur asnjë mënyrë për të transportuar astronautët e tyre në hapësirë pa u mbështetur në Federatën Ruse. Një rrethanë që ka vazhduar që nga tërheqja e programit Space Shuttle në vitin 2011. SpaceX ishte një nisëm jo serioze në industritë hapësinore edhe vite pas themelimit të saj. 3 lëshimet e para të saj dështuan në mënyrë spektakolare, duke rritur mosbesimin dhe duke stresuar SpaceX bashkë me themeluesin e saj Elon Musk. Po të dështonte lëshimi i katërt i anijes kozmike, kompania do të kishte falimentuar por fatmirësisht, ai lançim ishte i suksesshëm dhe SpaceX nuk ka parë kurrë më prapa. Tërheqja e talenteve ka qenë një nga arsyet që SpaceX ka qenë në gjendje të arrijë suksesin e saj të mrekullueshëm dhe cilësinë e raketës. Elon një njeri i zgjuar diti të shfrytëzojë dhe anën komerciale për të arritur suksesin e tij. Space X tërheq mbi 1 milion shikues të drejtpërdrejtë për lançim kurse konkurentët e tij 25,000 shikues në ditën e tyre më të mirë. Vizioni futurist i Elon Musk sfidoi industrinë dhe e nxiti prodhimin e raketave me forcë më të madhe shtytëse. Ky vizion ishte i guximshëm dhe u përball me skepticizëm masiv në industri. Pavarësisht kësaj, SpaceX ka zbritur 49 nga 51 raketat e saj në përpjekjet e saj të fundit. Kjo ka ndryshuar lojën si në aspektin e kostove të nisjes por edhe të kohës . Vitin e ardhshëm raketa revolucionare Starship pritet të lëshohet dhe nëse do jetë e sukseshme mund të themi që i ka ndryshuar vërtet rregullat e lojës. Nuk mund të lëmë pa përmendur dhe presidentin e SpaceX Gwynne Shotwell ,ndoshta ai që vërtet ka kontribuar në ngritjen e kompanisë, ai që në mënyrë të padiskutueshme me nivelin dhe aftësinë e tij në një periudhë të shkurtër ka arritur maksimumin. SpaceX mund ta përkufizojmë me këmbënguljen, sipërmarrjen apo inovacionin për një qëllim të vetëm ,krijimin e një vlere. Të tjerët menduan se ishte e pamundur por është e vështirë të dyshosh në aftësinë e Musk për ta bërë ëndrrën realitet, ëndrrën e transportimit të njerëzve në Mars brenda 18 viteve të ardhshme. Mer jetë muzeu i arteve të bukura Musée cantonal des Beaux-Arts Lausanne me mure të hollë me tulla gri nga pjesa e përparme , një kryvepër arkitekturore e qytetit të Lozanës me autor studion e Barcelonës Barozzi Veiga. Studio e fitoi konkursin ndërkombëtar për muzeun dhe masterplanin e tij në distriktin e ri të artit të qytetit në 2011. Platforma u ndërtua pranë stacionit qëndror të trenit të Lozanës dhe mbulon më shumë se dy hektarë ,dizajn jo vetëm entitet i shkëputur i qytetit por edhe një projekt nxitës për rizhvillimin e zonës së braktisur qe ishte një hapësirë e madhe urbane e papërdorur. Musée des Beaux-Arts Lausanne mban më shumë se 10000 vepra arti. Gjatësia e godinës arrin 145 metra dhe përmban një fasadë të veçantë ,e cila synon të referojë mjedisin e saj industrial. Projekti mbart dhe shpreh kujtesën e vendndodhjes së mëparshme ,duke bërë jehonë në gjendjen e mëparshme industriale me forma pragmatike, gjeometri rigoroze dhe vija të forta e të mprehta. Një sallë trenash e shekullit XIX më parë egzistente në hapësirën e shkatërruar la vetëm një shenjë në veprën e re, dritaren e saj të harkuar e cila është në listën e kategorisë së ndërtesave kulturore për Dezeen Awards 2020. Dritarja e vjetër e harkuar bëhet protagonisti kryesor i fasadës së ndërtesës nga hekurudha dhe brenda hollit ajo zbulon rolin e saj të plotë si një përbërës thelbësor i strukturues, i sekuencës së hapësirave të ndërtesës së re. Ndërtesa është relativisht hermetike në mënyrë që të mbrojë koleksionet e muzeut. Një fasadë me tulla pothuajse e mbyllur përballet me shinat e trenave në jug ndërsa hapet më shumë në anën veriore, ku ka një shesh të ri publik. Në shesh ritmi i grilave prej tulle vertikale thyen masivitetin e monolitit dhe zbulon hapjet. Ato shërbejnë si një kanavacë për të shpërndarë dritën e brendshme që vjen nga muzeu. Brenda studioja përdori pllaka terrazo për dyshemetë dhe suva në muret të dyja me një nuancë gri të hapur. Nivelet e sipërme, të cilat strehojnë ekspozitat, u janë bërë dysheme druri. Barozzi Veiga synonte të arrinte ‘standardet më të larta të qëndrueshmërisë’ kur ndërtoi muzeun. Arkitektët ndoqën Minergie ECO, procedurën SMEO dhe llogaritjen e energjisë gri të cilat përfshijnë aspektet e shëndetit, ekologjinë e ndërtimit si dhe konsumin e matur të energjisë ,sipas Shoqatës Zvicerane të Inxhinierëve dhe Arkitektëve SIA 2023. Kompaktësia e formës, përdorimi i dritës natyrore për të ndriçuar ambientet e brendshme dhe fleksibiliteti i lartë i hapësirave autorizon një vepër të ndryshme publike nga të tjerat. Dy institucionet e tjera të mëdha të artit të Lozanës, muzeu i fotografisë Musée de l'Elysée dhe muzeu i dizajnit bashkëkohor Musée de Design d'Arts Contemporain, do të hapen në 2022.
Arkeologët kanë zbuluar afër një tempulli antik Romak në Londër një kuti që përmbante krem vajor të panjohur 2000 vjeçar. Vendndodhja e zbulimit fillimisht bëri që studiuesit të besonin se ishte një solucion i përdorur për shërim ose rituale. Por një analizë e hollësishme zbuloi përbërësit e saj :yndyra shtazore, niseshte dhe kallaji për pigment. Ata zbuluan se nuk ishte asgjë tjetër veçse një krem romak për lyerje fytyre.
Kremi romak për fytyrën u gjet në një kuti prej llamarine të zbukuruar 6 me 5 cm dhe është me cilësi aq të lartë sa është e krahasueshme me kozmetikën e prodhuar sot. Kur arkeologët hapën kutine, ata pothuajse u rrëzuan nga aroma toksike për shkak të skadencës. Ky lloj kremi për fytyrën ka shumë të ngjarë ti përkiste një gruaje të pasur, ose ndoshta një prostitute tempulli. Tempujt nuk u ngritën dhe u përdorën vetëm nga ushtarët, por shfrytëzoheshin edhe nga klasat e ndryshme shoqërore. Pronari i këtij kremi fytyre ishte romak apo britanik nuk dihet akoma por dihet që romakët besonin në forca e të bukurës. Ky zbulim mbështet faktin se kultura romake lulëzonte në Londër në këtë kohë dhe ishte një provë e gjallë e përfshirjes së mënyrës së jetesës romake. Kremi për fytyrën është krijuar tradicionalisht me plumb për të krijuar nuancën e duhur. Plumbi nuk ishte aq i disponueshëm në Ishujt Britanikë por kallaji po, dhe prodhuesi u munduan të rikrijonin një krem të ngjashëm për fytyrën me përbërës lokalë në vend që ta importonin të gatshëm. Popullata e Londrës po asimilohej me kulturën e Romës në shumë mënyra jo vetëm në arkitekturë. Dikush 2000 vjet më parë humbi ose hodhi kremin e fytyrës dhe bëri që arkeologët dhe historianët të rishikojnë kompleksitetin e jetës në Londrën Romake. Shelgu rreth viteve 3000-1500pes. u përdor nga civilizimet antike si Sumerianët dhe Egjiptianët për ilaçe. Papirusi Ebers një tekst i lashtë mjekësor egjiptian, i referohet shelgut si një anti-inflamator ose qetësues i dhimbjeve për dhimbje jo specifike. Në Greqi rreth viteve 400 pes. Hipokrati përdori çajin e gjetheve të shelgut, i cili përmban përbërjen natyrore nga e cila rrjedh aspirina, te gratë për të lehtësuar dhimbjen e lindjes. Shumë kohë më vonë në vitin 1763 botohet një raport që detajon pesë vjet eksperimente mbi përdorimin e lëvores së tharë të shelgut të shndëruar në pluhur për shërimin e etheve u paraqit nga Edward Stone në Chipping Norton, Oxfordshire. Joseph Buchner, profesor i farmacisë në Universitetin e Mynihut Gjermani, ka sukses në nxjerrjen e përbërësit aktiv nga shelgu, duke prodhuar kristale të verdha me shije të hidhur që ai i emërton salicinë. Struktura kimike e acidit salicilik e përcaktuar nga Charles Frederic Gerhardt dhe e sintetizon kimikisht acidin acetilsalicilik në 1853. Salicina shkakton lehtësimin e etheve dhe inflamacionit të kyçeve në pacientët me reumatizëm. Në 1897 kimisti gjerman Felix Hoffmann ndërsa punonte për kompaninë farmaceutike Bayer bashkë me kolegun Arthur Eichengrün, zbulojnë se shtimi i një grupi acetil në acid salicilik zvogëlon vetitë e tij irrituese dhe Bayer zyrtarizon procesin. Acidi acetilsaliciklik është quajtur Aspirin nga Bayer. Shkronja 'A' qëndron për acetil, ‘spir’ rrjedh nga bima e njohur si Spiraea ulmaria e cila jep salicinë, dhe ‘in’ ishte një prapashtesë e përdorur zakonisht për ilaçe. Aspirina hyn në rekordet botërore të Guinness si ilaçi kundër dhimbjeve më i shitur. John Vane profesor i farmakologjisë në Universitetin e Londrës botoi kërkimet që përshkruajnë mekanizmin e veprimit të aspirinës në 1971 nga të cilat më vonë fiton një çmim Nobel (1982) për këtë vepër, së bashku me Bengt Samuelsson dhe Sune Bergström. Të dhënat e para të aspirinës në parandalimin e vdekjes nga sulmi në zemër tregojnë një ulje të vdekshmërisë totale prej 12% në 6 muaj dhe 25% në 12 muaj në 1974. Rezultatet nga prova HOT tregojnë se aspirina zvogëlon ndjeshëm problemet kardiovaskulare në pacientët me hipertension dhe përfitimi më i madh është parandalimi i sulmeve në zemër por gjithashtu ul dhe rrezikun e goditjes në tru. Hemoragjia celebrale ishte dy herë më e zakonshme dhe fatale para daljes së aspirinës. Përdorimi afatgjatë i dozës së ulët të aspirinës ditore rezulton në ulje prej 42% të rrezikut të kancerit të zorrëve, stomakut dhe ezofagut kolorektal, me përfitime që fillojnë të shfaqen pas 10 vitesh. Rezultatet tregojnë gjithashtu rrezik të rritur të gjakderdhjes gastrointestinale dhe ulçera peptike. Aspirina është ende një nga barnat më të hulumtuara në botë, me rreth 700 deri në 1000 prova klinike të kryera çdo vit. Ora ‘Koha është flori’ është një shprehje e vjetër dhe historia e orëve është e gjatë dhe magjepsëse. Mbajtja e shënimeve të kohës ishte një nga zhvillimet më të hershme të njerëzimit që nga antikiteti. Zgjidhjet e hershme përfshinin përdorimin e hijeve të diellit apo orët e ujit, por rezultuan jo të besueshme për mbajtjen e saktë të kohës. Orët mekanike u shfaqën gjatë mesjetës dhe u zhvillua ora me lavjerrës e cila do të përdorej për qindra vjet. Sot falë oshilatorëve të kuarcit dhe orëve atomike llogaritja e kohës është bërë vërtet një teknologji shumë precize. Sipas të dhënave historike dhe zbulimeve arkeologjike pajisjet e kohës u zhvilluan nga Egjiptianët e Lashtë të quajtura Orët e Hijeve. Ata ishin në gjendje ta ndanin ditën në periudha 12 orëshe dhe përdorën disa nga obelisqet e tyre të mëdha për të gjurmuar lëvizjen e diellit. Egjiptianët ishin gjithashtu zhvilluan orët e para të ujit që duket se ishin përdorur për herë të parë në zonën e Amun-Re. Orët e ujit më vonë u përdoren dhe nga Grekët e Lashtë ,të quajtura Klepsidra dhe Dinastia Zhou gjithashtu zhvilloi versionet e veta në të njëjtën periudhë. Orët e Qirinjve ishin një pajisje tjetër e lashtë për mbajtjen e kohës që u përdor gjerësisht në të gjithë botën nga Kina në Angli dhe Mesopotami. Timsts u zhvilluan në vende si India dhe Tibeti dhe rëra me rërë u ngrit pak më vonë. Kurse orët diellore u zhvilluan në të njëjtën kohë dhe ofruan një vlerësim të mirë për orët e ditës. Këto pajisje të hershme për mbajtjen e kohës kishin problemet e tyre. Orët e Hijeve dhe ato diellor nuk funksionuan natën, orët e ujit ishin jashtëzakonisht të pasakta pasi uji rrjedh me ritme të ndryshme në varësi të temperaturës së ambientit plus ka zakon të ngrirjes në dimër dhe avullimit gjatë verës.Përgjigja e problemit duhet të ishte ora mekanike. Në Shek. III pes. në Greqi versione të thjeshta me ujë mund të transferonin energjinë rrotulluese në lëvizje të përhershme. Kinezët ishin në gjendje të zhvillonin një version të ngjashëm merkuri rreth shek. X me paraardhësit e drejtpërdrejtë të gjelave mekanikë në Iranin e shek. XI. Orët e para të vërteta mekanike u shfaqën në Evropën e shek XIV dhe shembujt e parë ishin vërtet pajisje të mëdha që mbështeteshin në përdorimin e peshave të rënda për të drejtuar akrepat e orës. Shpesh ndërtuar në kulla të larta ishin në gjendje të mbanin kohën relativisht mirë për periudha të gjata. Ato humbnin vetëm 2 orë në ditë dhe kjo mund të tingëllojë shumë e pasaktë sot por në atë kohë ishte më e përparuara. Gjenden edhe sot disa në Angli dhe Francë që datojnë në shek. XIV vepra të vërteta arti pa harruar Orën Astronomike të Pragës. Orët mekanike do ta provonin shpejt vlerën e tyre si shumë të besueshme deri në zhvillimin e orës së vërtetë në fund të shek. XVII nga Christiaan Huygens. Orët gradualisht do të zvogëloheshin në madhësi derisa filluan të shfaqen për herë të parë në shek. XVII orët e xhepit. Shpikja e sustës së ekuilibruar dhe shtimi i rrotave të balancës në mesin e shek XVII e përmirësoi shumë saktësinë e pajisjes. Mikroelektronika filloi të shfaqej në vitet 1960 dhe u prodhuan për herë të parë në laboratorë orët e kuarcit ,më kompakte dhe shumë më të lira për tu prodhuar . Në vitet 1980 u bënë teknologjia mbizotëruese e mbajtjes së kohës në botë. Orët atomike janë shumë më të sakta se çdo pajisje e mëparshme e mbajtjes së kohës dhe përdoren për të kalibruar orët e tjera dhe për të llogaritur kohën ndërkombëtare atomike, një sistem si koha e koordinuar Universale.
Predhat e shtizave më të vjetra të njohura me majë guri janë zbuluar në Etiopi. Shtizat janë afërsisht 280,000 vjet të vjetra dhe u paraprijnë fosileve më të hershëm të njohur të specieve tona, Homo sapiens, me rreth 80,000 vjet. Këto shtiza janë rreth 200,000 vjet më të vjetëra se shembujt e mëparshëm të armëve të ngjashme, duke sugjeruar që njerëzit modernë dhe të afërmit e tyre të zhdukur kishin njohuri për të krijuar këto lloj predha komplekse të hedhura shumë më herët sesa mendohej shpesh. Shkencëtarët hetuan mjetet prej guri të zbuluara në Formacionin Gademotta në krahët e një krateri vullkanik antik, të madh të shembur në Rift Valley të Etiopisë qendrore. "Sot, zona përfaqëson një kreshtë me pamje nga një nga katër liqenet në afërsi, Liqeni Ziway", tha studiuesi Yonatan Sahle, një arkeolog në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley. (Shih "Këshillat e shtizës së gurit çuditërisht të vjetra - 'Sikurse të gjesh iPod në Romën e lashtë.')) Gjatë pjesës më të madhe të Pleistocenit të Mesëm, rreth 125,000 deri 780,000 vjet më parë, "zona ishte me pamje nga një paleolake edhe më e madhe - një megalake e përbërë nga katër liqene të sotëm të veçantë". Mbetjet e antilopës dhe hipopotamës janë gjetur nga vendi me bar, i pyllëzuar. Artefaktet më të vjetra në vend janë afërsisht 279,000 vjet të vjetra. Në krahasim, fosilet më të hershme të njohura të Homo sapiens, të zbuluara më parë në vende të tjera në Etiopi, janë rreth 200,000 vjet të vjetra. Artefaktet me majë me dëmtime që sugjerojnë se ato janë përdorur në shtiza janë të zakonshme në vend. Studiuesit u përqëndruan në 141 objekte të tilla obsidiane. Maja e Shtizës "Ne ishim të interesuar vetëm për të provuar hipotezën se këto mjete janë përdorur patjetër për të hedhur heshta," tha Sahle. "Eureka erdhi shumë më vonë ndërsa bëmë analizën dhe zbuluam se tiparet me të cilat kishim të bënim ishin rezultat i goditjes, jo i shtytjes." Kur artefaktet me majë përdoren si armë, frakturat në formë V, të quajtura krahë frakturash, mund të formohen në momentin e goditjes; majat shënojnë aty ku kanë filluar çarjet. Eksperimentet e kaluara në materiale të tilla si obsidiani kanë treguar se sa më të ngushta të formave V të krahëve të thyerjes, aq më e lartë është shpejtësia e thyerjes që i krijoi ato. Studiuesit zbuluan se krahët e thyerjes të parë në një duzinë të këtyre pikave të obsidianit sugjerojnë që fraktura e thyerjes shpejtoi më shpejt se 1,820 milje në orë (2,930 kilometra në orë). Në eksperimentet me shtiza shtytëse, kjo është shpejtësia maksimale e parë në thyerje. Dhe disa nga këto objekte me sa duket zhvilluan fraktura pas goditjes me shpejtësi deri në 3,345 milje në orë (5,385 kilometra në orë), afër shpejtësisë maksimale të parë me thyerje në shtizat e hedhura. Një numër i këtyre objekteve janë nga më të vjetrit në vend, duke sugjeruar që shtizat të ishin përdorur që prej 279,000 vjet më parë. Armë të tilla konsiderohen shenja të sjelljes komplekse dhe ishin thelbësore për përhapjen e njerëzve modernë. "Implikimi është që tipare të caktuara të sjelljes që konsiderohen komplekse dhe kryesisht vetëm fushat e njerëzve anatomikisht modernë - të tilla si aftësia për të bërë dhe përdorur predha - jo vetëm që ishin përfshirë në repertorin teknologjik të Homo sapiens të hershëm afrikan, por gjithashtu kishin rrënjët e hershme dhe ishin të pranishme në popullatat paraardhëse të Homo sapiens, "tha Sahle. Avantazhet e hedhjes Shpikja e armëve të predhave ishte një përparim i madh mbi shtizat shtytëse të mbajtura në dorë. Projektuesit i fuqizuan gjuetarët prehistorikë të godasin në distancë, duke zvogëluar rrezikun e lëndimit nga kafshët e rrezikshme dhe duke zgjeruar gamën e preve që njerëzit mund të kapnin. Paleoantropologu John Shea në Universitetin Stony Brook, në New York, i cili nuk mori pjesë në këtë hulumtim, tha se këto zbulime ishin të shëndosha. "Në këtë zonë, unë mund të shoh këto shtiza të hedhura duke u përdorur ndoshta kundër krokodilëve, hipopotamëve ose ndonjë kafshe tjetër të madhe që dikush mund t'i afrohej me anije," tha Shea. Shtizat e gjuetisë me majë guri shfaqen në të dhënat fosile duke filluar rreth 500,000 vjet më parë. Sidoqoftë, këto ishin shtiza shtytëse, jo shtiza të hedhura. Deri më tani, dëshmia më e vjetër përfundimtare datonte predha të tilla në 80,000 vjet të vjetra. Krijuesi i shtizave më të lashta obsidiane të gjetura në Gademotta ishte ndoshta Homo heidelbergensis, paraardhësi më i mundshëm i njerëzve modernë dhe Neandertalëve, tha Sahle. Nuk mund të ketë asnjë mënyrë për të përcaktuar nëse Homo sapiens zbuloi se si t'i bënte këto armë në mënyrë të pavarur ose nëse ata mësuan se si ta bënin këtë nga Homo heidelbergensis. Shea vuri në dukje se shumë sjellje komplekse filluan të shfaqeshin midis 200,000 dhe 300,000 vjet më parë. "Ju shihni një zhvendosje në strukturat anatomike që do të na kishin lejuar të flasim dhe një zhvendosje drejt mjeteve më komplekse," tha ai. "Unë mendoj se përparimet e vërejtura këtu në mjete kanë të bëjnë me shfaqjen e gjuhës." Shea paralajmëroi të mos lexonte shumë për faktin se këto zbulime u bënë në Etiopi. "Shpesh supozohet se zbulimi më i hershëm i gjithçkaje është instanca e parë e çdo gjëje," tha Shea. "Ky është thjesht shembulli më i vjetër që kemi deri më tani të kësaj teknologjie - nuk do të thotë se këtu është evoluar për herë të parë." Ai sugjeroi që kërkime të ngjashme mund të kryheshin në vende të tjera "për të parë se sa të përhapura janë pikat e ngjashme, për të parë nëse të gjithë në këtë kohë po bëjnë të njëjtën gjë ose nëse ka ndryshime rajonale". Në të ardhmen, studiuesit do të dëshironin të zbulonin kur njerëzit filluan të përdorin armë edhe më komplekse me shtytëse mekanike, të tilla si harku dhe shigjeta, dhe hedhësi i shtizës i njohur si atlatl, i cili mund të jetë zhvilluar midis 60,000 dhe 100,000 vjet më parë. Këto armë mund të kenë ndihmuar njerëzit modernë të zgjerohen nga Afrika dhe të tejkalojnë Neandertalët, vunë re ata.
Kur kujtojmë Valët Gravitacionale duhet të përmëndim pa tjetër Njutonin e Madh, me mollen e tij alegorike që i ra tek këmbët kur ai po meditonte ulur nën hijen e mollës të kopshtit të tij. Këtu është fillimi i lindjes së Teorisë më te madhe të asaj periudhe në shkencë, i valëve tërheqëse që ai i quajti valë gravitacionale. Mëndja e tij e ndritur e asaj periudhe nxori formulat bazë te kësaj Teorie me te cilat punojmë edhe sot. Qëndra e përbashkët grav. e dy trupave ndodhet në aksin që bashkon dy qëndrat e tyre, në distancë me të afërt me trupin më të madh aq herë sa ai është më i madh nga trupi tjetër më i vogël.. Forca tërheqese e dy trupave është e barabartë me produktin e masave pjestuar me katrorin e distancës midis tyre. Etj. Teoria virtuale e anglezit Isak Njuton bëri revolucionin e madh në shkencën aplikative. Njutoni e quajti Gravitetin, Universal në Gjithësi. Graviteti na lejon të peshojmë Diellin, planetet, yjet binar, vrimat e zeza. Lëndën e errët – e padukëshme, që deri tani nuk ka një spjegim të qartë. Pamvarësisht nga tentativat që kane bërë shume shkencëtarë dhe institucione, akoma valet gravitacionale nuk janë intersektuar, nuk janë diktuar. Pse? Me T.Re të Big Bangut të Zhvilluar valët gravitacionale nuk egzistojnë. Pse? Sepse vala ka kuptim fizik, ajo lind dhe shpërndahet nga veprimi i një mase mbi një masë tjetër, psh guri i hedhur në ujë formon valë të dukshme që shpërndahen, po kështu edhe me lëndët e tjera, pra vala shpërndahet. Kurse ato që ne quajmë valë gravitacionale kanë vetinë e kundërt, ato midis dy masave mblidhen, tërheqin njëra tjetrën. Me T.Re ky është Fleshi Gravitacional që nuk ka asnjë ngjashmëri fizike me valën. Çka do spjegohet më poshtë. Pra fleshi është gjatësor, jo i shpërndarë por i mbledhur rreth aksit që bashkon dy masat. Fleshi ka veti të çuditëshme. Ai ka forcë vepruse në gjatësinë e tij. Sa më afër aksit të fleshit, aq më e fuqishme është influenca e tij. Fleshi është prezent edhe në Tokë. Por ai nuk duket as me shikim vizual, as me valë elektronike sepse ai i amortizon ato. Fleshi është funksion i lëndës së zezë, prandaj nuk duket, se edhe ajo nuk intersektohet. Ne shikojmë vetëm influencën e tij. Por me T.Re e kemi nën kontroll të vazdushëm edhe vënd ndodhjen edhe forcën e tij. Fleshi është shumë i ftohtë dhe shumë i fortë. Lënda e zezë e shpërndar në kozmos ndodhet edhe pranë Tokës. Fleshi gravitacional pran Tokës e ka vatrën në sipërfaqe dhe ngrihet lart në forëm koni me qindra kilometra. Ai lëviz me drejtim perëndimor rreth Tokës, gjithmon duke e pasur nën kontroll. Në sipërfaqen e Tokës, fleshi paraqitet i dobët, i fortë dhe shumë i fortë. Ai është i tmershëm, na sjell shumë dëme e fatkeqësi, deri tani të pa kuptimta, sidomos për raketat kozmike dhe avionat.
Është fleshi gravitacional që lind tërmete në Tokë dhe jo fërkimi i pllakave. Sipas kësaj teorie kam parashikuar disa tërmete me dëme dhe me viktima edhe në rrethin tim shoqëror. Pra Teoria e Parashikimit të tërmeteve është arritur. Ajo kërkon institucionalizim. Kontakti, për koinçidencë, i mjeteve fluturuse si aviona, raketa kozmike me aksin e fleshit gravitacional përfundon me katastrofë. Kur preket me konin në distancë nga aksi, dëmi është variabël. Kam para përcaktuar djegien e raketës ruse që do çonte furnizime në Qytetin Kozmik – shkruajtur në Facebook para ndodhisë dhe datat e rëzimit të disa avionave me pasagjer. Edhe kjo linjë duhet institucionalizuar për të shpëtuar viktima dhe dëme. Nga fleshi gravitacional në Brazil ranë dy ndëtesa shumë katëshe njëherësh, me pak viktima, shkaku nuk u gjet. Po kështu ka ndodhur edhe në Indi. Fleshi përmbysi vaporin në det të hapur në Japoni – 230 viktima. Po kështu dhe në Greqi më 4.4.2012, fleshi nxorri nga linja vaporin e linjave të brëndëshme duke e përplasur anash me shkëmbinjtë nën ujor – 82 viktima. Nga ky fenomen doli nga linja vapori me turista në Manhatan (9.1.2013) me 50 të plagosur. Kurse vaporin ’’Kosta Konkordia’’ në Itali, me 5000 turista e përplasi në mbrëmje në bregun me rërë pran ishullit Gilio më 14.1.2014 pa ja ndryshuar sensin e udhëtimit. (Vini re: pa ja dryshuar sensin e udhëtimit) – 33 viktima. Duhet thënë se edhe sikur kapitenat e këtyre vaporave të ishin në ballin e vaporit me timonin në dorë në ato çaste, nuk do ti eleminonin dot këto katastrofa. Timoni elektronik në rastet e fleshit asfiksohet, nuk funksionon sepse... Të tre kapitenat e këtyre vaporave vuajnë dënim kapital për viktimat, sigurisht artificial. Nuk njihet Teoria e Re. Edhe trenat i nxjerr nga linja fleshi gravitacional. Duhet thënë se kur bie treni në kontakt, për koinçidencë, me fleshin gravitacional i shtohet shpejtësia në mënyrë të pa kuptimtë. Edhe të dojë trenisti ta frenojë nuk do mundi ta frenojë. Prandaj trenistet në gjykim shprehen: nuk e di si më iku situata nga dora. Dhe merren masa administrative apo me rëndë kur ka viktima, sigurisht artificiale. Nuk ka avokat që t’i mbrojë këta fajtorë që nuk janë fajtorë – nuk njihet T.Re. Kam para lajmëruar në rrethin shoqëror ku punoja, nje ditë para se nesër (22.7.2004) në Turqi do ketë shumë viktima. Përnjëherësh pyeti pronari: nga tërmeti? Jo i thashë nga diçka tjetër. Atë datë pamë në televizion trenin që kishte dalë nga shinat me 120 viktima e 400 të plagosur. Ngjarje e rëndë. Kur erdhi Spirua në punë më tha në sy të të tjerëve: Ose je magjistar, ose je i lidhur me keqbërsa. U përgjigja: as njëra, as tjetra vetëm bëj llogari. S’ka llogari për ngjarje të tilla – tha ai. Edhe tornadot, që kanë lidhje të ngushtë gavitacionale me tërmetet, lindin nga fleshi dhe jo nga uji i ngrohur i oqeaneve, ky është faktor, se në qëndër të tornadove temperatura arrin deri minus 70 gradë celsius. Në brezin vertikal të Tokës ku lindin tornado, sapo bie tërmet ndërpritet tornadua. Po përmënd një rast. Tornadua Irma, me madhësi 5 kaloi në Bahama me dëme e 24 vik. Mbriti në Kubë me drejtim për në Florida. Atje ishte dhënë alarmi për evakuim. Po e ndiqja, kur sapo ndodhi tërmeti 7.8R në brigjet ujore të Meksikës në perëndim, i shkruajta në mesenxher mikut tim, Vlash Filit, se tornadua nuk do mbrijë tek ju në Florida dhe ashtu ndodhi, mbriti stuhi e lehtë se distanca e vatrës tërmetit, nuk e eleminoi plotësisht. Edhe vullkanet janë shkak i fleshit gravitacional. Toka nuk është si një fuçi hermetike që temperatura në brëndësi eksplozon shpesh vullkanet. Është e pa besushme për një gjeolog sot t’i thuash se vullkanet nuk e kanë shkakun e shpërthimit nga brënda Tokës, por nga jashtë. Kur të njihet T.Re do të ndryshojnë nocionet e tanishme. Pra shpërthimi i vullkaneve mund të para përcaktohen me T.Re. Të gjitha këto ngjarje që u permëndën, tani mund të para llogariten por edhe mund të pas llogariten pamvarësisht nga koha që ka kaluar. Për shëmbull, djegia e raketave të shtrënjta ÇELLËNXHER dhe KOLUMBIA me nga shtatë kozmonautë viktima në sejcilën prej tyre. Këto fatkeqsi të rënda do ishin eleminuar në se do njihej Teoria e Re. Valët fizike mund ti pengojmë, ti ndërpresim, me një ekran, kurse fleshin jo! Ai ka depërtushmëri të kudo ndodhur dhe nuk mund ti gjejmë dot asnjë pengesë. Pse? Sepse fleshi nuk është valë. Vala është veti, kurse fleshi është lëndor, pamvarësisht se nuk duket. Si përfundim, valët gravitacionale nuk ekzistojnë. Ekziston vetëm fleshi gravitacional. Të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani për t’i intersektuar ato kanë dështuar dhe do të dështojnë se ato nuk ekzistojnë. Ideja për telefonin erdhi shumë më herët sesa u soll në realitet. Inovatori italian Antonio Meucci shpiku telefonin të parë bazë në 1849 kurse francezi Charles Bourseul krijoi një telefon në 1854 dhe Alexander Graham Bell fitoi patentën e parë amerikane për pajisjen në 1876. Bell kishte mbështetës financiarë të cilët i dhanë atij planin më të mirë të biznesit për ta sjellë atë në treg. Në 1877-1878 u ndërtua linja e parë telefonike dhe centrali i parë. Tre vjet më vonë rreth 49,000 telefona ishin në përdorim. Në 1880 Bell bashkoi këtë kompani me të tjerët për të formuar Kompaninë Telefonike Amerikane të Telegrafit dhe Telefonisë . Deri në vitin 1900 kishte rreth 600000 telefona ,deri në 2.2 milion telefonë në vitin 1905 dhe 5.8 milion deri në vitin 1910. Në vitin 1915 filloi të funksiononte linja telefonike transkontinentale. Në vitin 1907, AT&T kishte një monopol të afërt në shërbimin e telefonit dhe telegrafit falë blerjes së Western Union. Gjatë Luftës së Parë Botërore qeveria shtetëzoi linjat telefonike dhe telegrafike në Shtetet e Bashkuara 1918 -1919. Një vit më vonë sistemet u kthyen në pronësi private, AT&T rifilloi monopolin dhe deri në vitin 1934 . Nga vitet 1960 kishte më shumë se 80 milion lidhje telefonike në SHBA dhe 160 milion në botë dhe në vitin 1980 më shumë se 175 milion linja telefonike në SHBA. Telefoni u bë një mjet i domosdoshëm një mjet që bëri botën më të vogël duke rritur kontaktet midis njerëzve të të gjitha kombeve ,duke nxitur kështu paqen , rriti ndihmën për mjekët,policinë, zjarrfikësit për gazetarët por dhe kriminelët. Pivatësia ishte gjithashtu një shqetësim i madh dhe njerëzve u cënohej ajo shpesh herë .Megjithatë u punua dhe u gjet zgjidhja për të rritur privatësinë në shumë mënyra. Kjo është një nga shpikjet më mahnitshme dhe kush nuk do të dëshironte ta përdorte njërën prej tyre në Shek. XIX.
|