Korporata Intel dhe DOE janë duke ndërtuar superkompjuterin e parë me një performancë të një exaFLOP (sistemi operativ më i shpejtë i përllogaritjeve) në Shtetet e Bashkuara. Sistemi me emrin ‘Aurora’ që po zhvillohet në Laboratorin Kombëtar Argonne të DOE në Çikago do të përdoret për të avancuar kërkimin dhe zbulimin shkencor. Kontrata mes Argonne, Intel dhe nënkontraktori Cray Computing vlerësohet mbi 500 milion dollarë. Performanca e ExaFLOP në sistemet Aurora llogaritet me ‘quintillion’ për sekondë, e kombinuar me një aftësi të jashtëzakonshme për të adresuar problemet shkencore të vështirësisë më të lartë. Këto projekte hulumtimesh përfshijnë simulimet kozmologjike në shkallë ekstreme, zbulimin e ilaçeve të reja dhe zbulimin e materialeve për krijimin e qelizave diellore organike. Sistemi Aurora do të nxisë risi të reja shkencore dhe do të fusë aftësitë e reja teknologjike për ta çuar përpara pozicionin drejtues shkencor të Shteteve të Bashkuara në nivel global. Aurora dhe gjenerata e ardhshme e superkompjuterëve do të zbatojnë teknologjitë HPC dhe AI në fusha si kërkimet mbi kancerin, modelimi i klimës dhe trajtimet shëndetësore. Këto janë vetëm fillimi ,Inteligjenca Artificiale në gjeneratat e ardhshme do të sjellë funksionet e detajuara të trurit dhe aftësitë e tij të paeksploruara, parshikimin e motit ekstrem,zhvillimin dhe zbulimin e të mirave materiale dhe të panjohurat e universit.Teknologjitë e reja Intel të krijuara posaçërisht për konvergjencën e AI dhe HPC për shkallë ekstreme të llogaritjes, përfshijnë brezat e ardhshëm të procesorit Intel® Xeon® Scalable, Intel® Optane ™ DC Memory persistent, sistemin llogaritës Xe dhe softuerin Intel One API. Risitë e reja në zhvillimet kompjuterike po tregojnë evolimin e shpejtë që po mer bota sot dhe po shndërohen në katalizator të rëndësishëm për mundësitë ekonomike.
0 Comments
Agjencia hapësinore indiane ka zgjedhur katër kandidatë astronautë për misionin e saj të parë njerëzor, për axhendën hapësinore 2021- 2022. Plani ambicioz shpreson ta bashkojë me Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Kinën si kombi i katërt në botë i aftë të dërgojë njerëz në hapësirë. Anija e quajtur Gaganyaan do të mbajë dy deri në tre njerëz dhe do orbitojë Tokën në një fluturim hapësinor një javor. Trajnimi i austronautëve do të bëhet në Rusi dhe do të zgjasë disa javë. Agjensia Hapësinore Indiane bën të ditur miratimin e qeverisë për një misionin tjetër të ardhshëm robotik në hënë, Chandrayaan-3. Ky projekt në zhvillim pritet të nisë këtë vit. Përpjekja hënore do të përfshijë një zbarkues dhe një rover me energji diellore , ashtu si misioni Chandrayaan-2 ,i cili ishte një dështim vitin e kaluar. Misioni Chandrayaan-2 gjithashtu përfshiu një anije kozmike në orbitë që po qarkullon Hënën dhe po funksionon mirë. Ajo do përdoret në misionin e këtij viti për të transmetuar komunikimet në Tokë. Chandrayaan-1, vendosi një anije kozmike në orbitë rreth hënës në 2008 dhe më pas dërgoi një sondë që goditi drejt polit jugor të hënës, ku lëshoi materiale që u analizuan nga instrumentet shkencorë të orbitës, duke ndihmuar për konfirmimin e pranisë së akullit dhe ujit . Në vitin 2014, India vendosi një satelit në orbitën e Marsit, duke mundur rivalin e saj hapësinor Kinën në planetin e kuq dhe duke u bërë agjencia e katërt hapësinore që arrin në Mars. Deri më tani i vetmi indian që fluturoi në hapësirë është Rakesh Sharma, një pilot i Forcave Ajrore Indiane që udhëtoi me një anije ruse në 1984.
Veshka bioartificiale është pajisja më e rë kompakte e cila do të përdoret për pacientët që kanë nevojë për një veshkë të re. Sëmundjet renale prekin 1.5 deri në 2 milion njerëz në të gjithë botën. Dializa është zgjidhje e përkohëshme ,jo në të shumtën e rasteve e disponueshme dhe jo zëvendësuese e shëndetshme e funksioneve të veshkës. Një mungesë globale e dhuruesve do të thotë që qindra mijëra njerëz vdesin çdo vit duke pritur për një transplant të veshkës. Shkencëtarët e UCSF po udhëheqin një projekt kërkimor për të ndihmuar pacientët me probleme të tilla duke zhvilluar një pajisje të vogël të quajtur veshkë bioartificiale. Ajo vendoset në trup nëpërmjet ndërhyrjes kirurgjikale dhe kombinon një hemofiltër membranor me një bioreaktor të qelizave të tubulës renale njerëzore për të imituar shumë nga funksionet metabolike, endokrine dhe imunologjike të një veshke të shëndetshme. Veshka bioartificiale përpunon gjakun vazhdimisht për 24 orë në ditë, gjë që lehtëson shqetësimet dhe sëmundjet që lidhen me hemodializën. Përfitimet nga veshka bioartificiale përfshin lehtësimin e domosdoshmërisë së vazhdueshme të mjekut dhe lehtësimin nga regjimi i rëndë të ilaçeve . Nanoteknologhia e përdorur dhe teknologjitë e tjera kryejnë me efikasitet rregullimin e rrjedhës së gjakut dhe stabilizimin e qelizave të nevojshme për funksionet e tjera të veshkave. Përdorimi në masa njerëzish do të kursejë shpenzime të shumta finaciare për kujdes shëndetësor megjithëse kostoja për implementimin e veshkës bioartificiale mbetet e lartë. Një pengesë tjetër është dhe kompleksiteti i operacionit si dhe madhësia e objektit.
Kompania gjermane e automjeteve BMW po rikthehet si lider në mjetet elektrike. Koncepti më i ri është një skuter elektrik, Motorrad Definition CE 04. Kompania nuk ka bërë të ditur nëse do hyjë masivisht në treg apo është thjesht një android i së ardhmes së largët mes modeleve të zakonshme. Motorrad Definition CE 04 është një frymëzim nga një roman i William Gibson. BMW qëllimisht vuri në skenë teknologjinë e motoçikletës elektrike si pjesë e dizajnit duke i dhënë një grimë mekanikës së brendshme dhe anës së jahtme të CE 04 një ndjesi më industriale. Ajo nuk është thjesht një motçikletë argëtuese por një automjet praktik i përditshëm qyteti. Skuteri praktik C Evolution doli si koncept për herë të parë në 2014. Gjatë gjysmës së dekadës së fundit, BMW e modernizoi mjaftueshëm me diapazon për karikim dhe një shpejtësi maksimale prej 130 km/h . Vlera e shitjes me pakicë është 14 000 $. BMW me motoçikletën konceptuale Vision Motorrad Next 100 të vitit 2016, Motorrad Concept Link 2017 dhe Motorrad Definition CE 04 po tregon evolucion të dizajnit dhe idetë futuristë të trasnportit. Në dukje e largët si nismë BMW do të ketë konkurrencë të fortë nëse vendos ta bëjë realitetit masivizimin edhe në momentin që po flasim. Ekzistojnë një larmi skuterësh relativisht të lira të disponueshëm për përdorim në rrugë. Një i tillë është NIU i Kinës i cili filloi të shesë motorin elektrik në SHBA këtë vit. Një dizajner japonez ëndërroi një maskim të origjinës makthi: një kopje tre-dimensionale të fytyrës së një personi tjetër. Maskat e shtypura 3-D, të krijuara nga Shuhei Okawara, nuk janë bërë për parandalimin e koronavirusit, njoftoi Reuters. Përkundrazi, ato janë të destinuara për cosplay, si publike ashtu edhe private. “Dyqanet e maskave në Venecia ndoshta nuk blejnë ose shesin fytyra. Por kjo është diçka që ka të ngjarë të ndodhë në historitë e fantazisë ”, tha Okawara, 30, për Reuters.
"Mendova se do të ishte kënaqësi ta bëja atë në të vërtetë." Fytyrat janë ato të të rriturve japonezë të vërtetë, anonimë, të cilëve Okawara pagoi 40,000 jen secili (rreth 386 dollarë) për të shitur ngjashmëritë e tyre në formë maske. Më shumë se 100 persona aplikuan për t'u kopjuar. Maskat do të vihen në dispozicion për shitje në fillim të vitit të ardhshëm për 98,000 jen secila, ose rreth 946 dollarë, në dyqanin Tokawara të Okawara, Kamenya Omote, e cila është e specializuar në veshje teatrale dhe kostumesh. Krijuesi i maskave është i bindur se produkti i tij i çuditshëm do të shitet mirë, i tha ai Reuters dhe shpreson që së shpejti të shtojë më shumë fytyra reale në listë, duke përfshirë edhe ato që nuk janë me origjinë japoneze. “Siç ndodh shpesh me klientët e dyqanit tim, nuk ka aq shumë njerëz që blejnë [maska] për qëllime specifike. Shumica i shohin ato si pjesë arti, ”tha Okawara. Përdorimi masiv i telefonave dhe i internetit si nevojë e pashmangshme për shërbimet e përditshme, ka sjellë dhe një rrugëtim ku kompanitë më të fuqishme ndërkombëtare evolojnë nga viti në vit cilësitë e tyre. Sistemet e shpërndarjes së internetit po njohin një standart të ri sot ,ai quhet rrjeti 6G. 6G është gjenerata e gjashtë e teknologjisë wireless. Ai vijon pas 2G,3G, 4G dhe 5G, duke u mbështetur në infrastrukturën e rinovuar dhe kapacitetin e përparuar aktual të rrjetit 5G. Këto gjenerata sjellin ndryshimin e shërbimit ,rritjen e shpejtësisë së internetit dhe sigurinë në përdorimet e pajisjeve, sistemeve të sofistikuara mobile si dhe makina të automatizuara. Standartet evolohen çdo dekadë dhe 6G pritet të hyjë në lojë rreth vitit 2030 më e fuqishme dhe më fleksibël. Arsyeja është e thjeshtë konsumatorët po përdorin më shumë pajisje dhe po konsumojnë të dhëna në internet me ritme rekord, duke përfshirë Wi-Fi në të gjitha aspektet e jetës së përditshme. Por ndryshimet janë në disbalancë të plotë,në momentin që ne po flasim shumë kompani po ndryshojnë sistemet e shpërndarjes së internetit në 5G dhe një pjesë e madhe e përdoruesve në botë akoma nuk ka arritur standartet e 4G. Shpejtësia aktuale 5G variojn midis 40 dhe 1100 Mbps (Megabyte për sekondë),por kjo varet nga zona ku ndodheni. Duke shfrytëzuar teknologji si spektri i valëve milimetrike 5G mund të arrijë shpejtësi maksimale deri në 10 000 Mbps dhe kjo risi po e sjell përdorimin e saj në industri, biznes apo kujdes shëndetësor. Nëse kjo është arritja më e lartë e 5G atëhere ҫfarë ofron 6G! Shpejtësi 1 Tbps(Terabyte për sekondë), një shpejtësi maksimale 1 mijë herë më e madhe se 1 Gbps, do të jetë e barabartë me shërbimin që ofron rrjeti i internetit në shtëpi sot dhe kjo për telefonat apo paisje të tjera praktike. Që njerëzit të përdorin internet me kapacitet të tillë, kompanitë po diskutojnë përdorimin e valëve Terahertz ,me një frekuencë më të lartë se valët milimetrike. Bota e dixhitalizuar në ҫdo aspekt që po hyjmë sjell dhe kërkesa të përdorimeve të tilla në makinat,dronët e automatizuar, fabrikat e telekomanduara. Epoka e re e realitetit virtual pritet të shfaqë teknologji gjithëpërfshirëse,si celularë të hollë fletë , implantet ndërlidhëse apo mjete inteligjente shumë të ndjeshme. Kompania japoneze NTT DoCoMo parashikon një bashkim të plotë të jetës fizike dhe hapësirës kibernetike. Ata supozojnë që mikroҫipet në trupin e njeriut të jenë suportuese të inteligjencës dhe lidhje me shërbimet në botën e jashtme. Rrjetet e përparuara në dekadën e ardhshme janë ndryshim i vërtetë për vetë jetën dhe ky interes shfaqet dhe në një pjesë të mirë të qeverive botërore, por sa shpejt mund ti jetojmë këto risi mbetet për tu parë dhe mbi të gjitha disavantazhet që mund të sjellë .
Kina furnizoi me sukses reaktorin e saj të shkrirjes bërthamore "dielli artificial" për herë të parë, njoftoi media shtetërore të premten, duke shënuar një përparim të madh në aftësitë kërkimore të energjisë bërthamore të vendit. Reaktori HL-2M Tokamak është pajisja më e madhe dhe më e përparuar e Kinës për kërkimin eksperimental të shkrirjes bërthamore dhe shkencëtarët shpresojnë që pajisja potencialisht mund të zhbllokojë një burim të fuqishëm të energjisë së pastër. Ai përdor një fushë të fuqishme magnetike për të shkrirë plazmën e nxehtë dhe mund të arrijë temperatura mbi 150 milion gradë Celsius, sipas Daily Daily - afërsisht dhjetë herë më e nxehtë se bërthama e diellit. I vendosur në provincën jugperëndimore të Sichuan dhe i përfunduar në fund të vitit të kaluar, reaktori shpesh quhet një "diell artificial" për shkak të nxehtësisë dhe energjisë së madhe që prodhon.
"Zhvillimi i energjisë së shkrirjes bërthamore nuk është vetëm një mënyrë për të zgjidhur nevojat strategjike të Kinës për energji, por gjithashtu ka një domethënie të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm të ardhshëm të energjisë dhe ekonomisë kombëtare të Kinës", tha Gazeta e Popullit. Shkencëtarët kinezë kanë punuar në zhvillimin e versioneve më të vogla të reaktorit të shkrirjes bërthamore që nga viti 2006. Ata planifikojnë të përdorin pajisjen në bashkëpunim me shkencëtarët që punojnë në Reaktorin Ndërkombëtar Thermonuklear Eksperimental - projekti më i madh në botë për hulumtimin e shkrirjes bërthamore me bazë në Francë, i cili pritet të përfundojë në 2025. Shkrirja konsiderohet Grali i Shenjtë i energjisë dhe është ajo që fuqizon diellin tonë. Ajo bashkon bërthamat atomike për të krijuar sasi masive energjie - e kundërta e procesit të copëtimit të përdorur në armët atomike dhe termocentralet bërthamore, i cili i ndan ato në fragmente. Ndryshe nga ndarja, bashkimi nuk krijon mbetje radioaktive dhe mbart më pak rrezik aksidentesh ose vjedhje të materialit atomik. Por arritja e shkrirjes është jashtëzakonisht e vështirë dhe shumë e shtrenjtë, me koston totale të ITER vlerësuar në 22.5 miliardë dollarë. Komisioni Federal i Komunikimit i SHBA (FCC) ka urdhëruar disa kompani të telekomunikacionit të SH.B.A.-së që të heqin pajisjet Huawei nga rrjeti i tyre. FCC gjithashtu ka filluar procesin e heqjes së autorizimit të China Telecom për të vepruar në SH.B.A. Urdhri "shqyej dhe zëvendëso" është veprimi i fundit i SHBA kundër Huawei i bërë për arsye sigurie kombëtare. Urdhri përfshin subvencione për transportuesit më të vegjël për heqjen dhe zëvendësimin e pajisjeve. Megjithatë, komisioni nuk mund të zbatojë në të vërtetë rimbursimet pa miratimin e fondeve nga kongresi.
Kryetari i FCC Ajit Pai tha se Huawei ka lidhje të ngushta me komunitetet ushtarake dhe të inteligjencës kineze si dhe Partinë Komuniste dhe këto lidhje janë në "çdo nivel të kompanisë - deri në themeluesin e saj". "Shqetësimet në lidhje me Huawei nuk janë vetëm hipotetike: entitetet e pavarura kanë identifikuar dobësi të shumta të sigurisë në pajisjet Huawei dhe e gjetën atë të jetë më pak i sigurt se ai i kompanive të tjera - ndoshta me qëllim kështu", tha Z. Pai. Ai tha se Huawei është gjithashtu subjekt i ligjeve "gjithëpërfshirëse" që imponojnë ndihmën e kompanisë dhe bashkëpunimin me shërbimet e inteligjencës kineze dhe duke ndaluar zbulimin e kësaj ndihme. FCC do të publikojë një listë të pajisjeve dhe shërbimeve të komunikimit të përcaktuara si rrezik për sigurinë kombëtare. Hasshtë vlerësuar se programi do të kërkojë të paktën $ 1.6 miliardë dollarë (1.2 miliardë) për të rimbursuar ofruesit e kualifikuar, të cilët marrin subvencione federale kryesisht për të ofruar shërbim në zonat rurale të SH.B.A. Huawei ka mohuar prej kohësh akuzat e SH.B.A.-së se ajo është një kompani e drejtuar nga qeveria dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Në një deklaratë, kompania shprehu zhgënjimin me vendimin. "Kjo veprim i tepërt i vë qytetarët e SHBA në rrezik në zonat rurale kryesisht të nën-shërbuara - gjatë një pandemie - kur komunikimi i besueshëm është thelbësor," tha kompania. Të enjten FCC gjithashtu refuzoi një peticion nga Huawei duke kërkuar që agjencia të rishikojë vendimin e saj duke e përcaktuar kompaninë si një kërcënim të sigurisë kombëtare për rrjetet e komunikimit. Ndalimi i Telekomit të Kinës FCC gjithashtu filloi procesin e heqjes së autorizimit të China Telecom për "të siguruar shërbime të brendshme telekomunikuese ndërshtetërore dhe ndërkombëtare brenda Shteteve të Bashkuara". Filiali amerikan i kompanisë u kërkua në prill të "tregojë shkakun pse Komisioni nuk duhet të fillojë një proces për revokimin dhe përfundimin" e autorizimit të tij. FCC tha se China Telecom kishte "dështuar të jepte një përgjigje të kënaqshme ndaj shqetësimeve". Inxhinieri dhe personaliteti i YouTube James Hobson ka arritur të shfaqë kreativitetin e tij kompozuar me imagjinatën e filmave. Ai krijoi një dritë funksionale dhe potencialisht vdekjeprurëse të ngjashme me atë të "Star Wars". Ky film i famshëm ka përdorur si shpatë tuba metalikë me dritë ,si një ‘elektrik dore’. Sidoqoftë, i vetë quajtur "Hacksmith" përdori atë që asnjë konstruktor nuk e ka ndërmarë ,parimet e inxhinierisë lazer. Në një video të fundit në seritë e tij "Make It Real", ai demonstron se si ai arriti të prodhonte një armë të tillë nëpërmjet ligjeve të termodinamikës. Teoritë thonë se plazma mbahet më mirë në një rreze nga një fushë magnetike, gjithashtu duhet prodhuar një fushë elektromagnetike mjaft e fortë për të përmbajtur energjinë të përqëndruar në teh. Në mënyrë që të kapnin një rreze plazme, Hobson dhe skuadra e tij përdorën parimin e "rrjedhës laminare" që ka të bëjë me kombinimin e gazit të lëngshëm të naftës, ose propanit, me oksigjenin dhe përqëndrimin e tyre përmes "grykave laminare". Këto të fundit janë një mjet i specializuar për inxhinierët, i cilat gjenerojnë një fluks shumë të përqëndruar të gazit për të krijuar një rreze plazmatike sipas Hobson. Duke shtuar kimikate në përzierje, “shpata Starwars” mund të marrë ngjyra të ndryshme: Kloruri i natriumit e kthen rrezen në të verdhë, Acidi borik në jeshile, kloruri i stronciumit e bën të kuq dhe klorur kalciumi e shndëron atë në një ngjyrë qelibari.
Për të qenë në gjendje për të mbajtur të aktivizuar këtë shpatë duhet një çantë shpine e ndërtuar si burim energjie. Rezultati është befasues Hobson nën fuqinë e 4000 gradë Fahrenheit mund të çajë çelikun por kostoja është shumë e lartë për ta prodhuar një të tillë. Rrezatimi është një nga kërcënimet më të mëdha për sigurinë e astronautëve gjatë misioneve afatgjata. Cladosporium sphaerospermum është një lloj kërpudhe që lulëzon në mjedise me rrezatim të lartë përmes një procesi të quajtur radiosintezë. Një studim i bërë kohët e fundit sugjeron se shtresa e hollë e kësaj kërpudhe mund të shërbejë si një mburojë kundër këtij efekti kozmik për astronautët. Eksperimenti është bërë në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar nga kanë dalë rezultate befasuese: një kërpudhë që absorbon rrezatim dhe shërben si një mburojë kundër rrezatimit gama në hapësirë. Kjo specie ekstremofile lulëzon në zona të tilla si Centrali Bërthamor i Çernobilit. Për kërpudhën rrezatimi nuk është një kërcënim por ushqim, sepse kërpudhat janë në gjendje të shndërrojnë rrezatimin gama në energji kimike përmes një procesi të quajtur radiosintezë, proces biokimik i njëtjë si fotosinteza. Kërpudhat radiotrofike kryejnë radiosintezë duke përdorur melaninën, të njëjtin pigment që i jep ngjyrë lëkurës, flokëve dhe syve tanë, për të shndërruar rrezet X dhe gama në energji kimike. Shkencëtarët nuk e kuptojnë ende plotësisht këtë proces. Por studimi vëren se sasi të mëdha të melaninës në muret qelizore të këtyre kërpudhave lejojnë transferimin e elektroneve dhe relativisht përfitimin neto të energjisë. Shqetësimi më i madh për studiuesit ishte nëse C. sphaerospermum do të mbijetonte në stacionin hapësinor. Por jo vetëm, GCR ose rrezatimi kozmik galaktik është i një lloji krejtësisht të ndryshëm dhe përfshin grimca shumë energjike, kryesisht protone. Ky rrezatim është edhe më shkatërrues se rrezet X dhe gama por mbijetesa e kërpudhave në ISS nuk duket utopi pas studimit . Një shtresë e konsiderueshme e C. sphaerospermum mund të akumulojë rrezatimin në sipërfaqen e Marsit,tek i cili arrin afërsisht 66 herë më shumë rrezatim sesa një person mund të marrë në Tokë. Çuditërisht problemet inxhinierike dhe të projektimit me të cilat përballet njerëzimi, mund ti zgjidhë natyra dhe C. sphaerospermum me melaninë mund të provojë vlerat në sigurimin e mbrojtjes adekuate të austronautëve në misionet e ardhshme në Hënë apo Mars.
|