Vlerat e BE-së janë të përbashkëta për vendet pjestare të saj, në të cilat duhet të mbizotërojë përfshirja, toleranca, drejtësia, solidariteti dhe mos-diskriminimi. Këto vlera janë pjesë integrale e mënyrës së jetës europiane.
Dinjiteti njerëzor Dinjiteti njerëzor është i paprekshëm. Duhet të respektohet, mbrohet dhe ai përbën bazën reale të të drejtave themelore. Liria Në këtë të drejtë themelore përfshihet liria dhe e drejta e lëvizjes së qytetarëve për të lëvizur dhe banuar lirshëm brenda Unionit. Përveҫ kësaj përfshihen dhe liritë individuale si respektimi i jetës private, liria e mendimit, feja, tubimi, shprehja dhe informacionet personale mbrohen nga Karta e të Drejtave Themelore të BE-së. Demokracia Që Bashkimi Europian të funksionojë bazohet në demokracinë përfaqësuese. Të jesh qytetar europian do të thotë të gëzosh të drejtat politike. Çdo qytetar i rritur në BE ka të drejtën e votës në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Qytetarët e BE-së kanë të drejtë të votojnë në vendin e tyre të banimit, ose në vendin e tyre të origjinës. Barazia Barazia ka të bëjë me të drejtat për të gjithë qytetarët para ligjit. Parimi i barazisë midis grave dhe burrave mbështet në politikat europiane dhe është baza për integrimin europian. Ky parim zbatohet në të gjitha fushat e jetës, por paga e barabartë për punë të barabartë ,që u bë pjesë e Traktatit të Romës në 1957 , është e vetmja fushë ku pabarazitë ende ekzistojnë dhe BE ka dështuar ta plotësojë në një afat të shkurtër. Rregull i ligjit BE bazohet në shtetin e së drejtës. Gjithçka që BE bën bazohet në traktate, të dakorduara vullnetarisht dhe në mënyrë demokratike nga vendet e BE. Ligji dhe drejtësia mbështeten nga një gjykatë e pavarur. Vendet e BE-së i kanë dhanë juridiksion përfundimtar Gjykatës Europiane të Drejtësisë, vendimet e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Të drejtat e njeriut Të drejtat e njeriut mbrohen nga Karta e të Drejtave Themelore të BE-së. Këto mbulojnë të drejtën për të qenë të lirë nga diskriminimi në bazë të seksit, origjinës racore ose etnike, fesë ose besimit, paaftësisë, moshës ose orientimit seksual, të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale ose të drejtën për të pasur qasje në drejtësi .
0 Comments
Këtë vit pritet një rritje e fortë e kërkesës për naftë dhe kjo ka për të ndikuar në rritjen e çmimit. Ky parashikim pritet nga ekspertët jo vetëm për naftën por dhe për gazin. Me mbylljet e lidhura me koronavirusin në tre mujorin e parë do të ketë lehtësime dhe ҫmime dysheme por pas injektimit të vaksinës në masat e njerëzve pritet rritja e kërkesës deri në 6.6 milion fuçi në ditë në 2021. Kina ka vënë në dukje që kërkesa e naftës po forcohet këtë tremujor në nivele më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2020. Rritja e shpejtë e kërkesës globale do të forcojë bilancin e ofertës dhe kërkesës deri në gjysmën e dytë të 2021 dhe do ndryshojë çmimet e naftës. Sektori i naftës dhe gazit në rrjedhat e sipërme ,ku më e prekur është Rusia ,do të kalojë një vit tjetër të vështirë dhe kjo krizë zonale ka për të ndikuar në konsolidim dhe balancim çmimi global. Kështu që investimet do të mbeten në sasinë e 300 miliard dollarëve në 2021 për ta. Por trendi i parashikuar rrezikohet nga politikat globale mjedisore, e varur në fije të perit 20 projekte mund të sanksionohen këtë vit nga qeverisja mjedisore, sociale dhe korporatat gjysmën e dytë të vitit. Në logjikën e bursave globale nëse do të ketë një bum ҫmimesh të naftës dhe gazit do të ndodhë me siguri dhe mega-konsolidimi qoftë dhe në formën e politikës bllokuese mjedisore që përmendëm më lart. Rezultati do të jetë përsëri një ulje ҫmimi. Këtë vit nëse do të jetë një big game apo një tregëti e stabilizuar mbetet për tia lënë kohës dhe dëshirave të pakicës.
Sipas parashikimeve të meteorologëve 2021 parashikohet të arrije ekstreme temperaturash në të gjithë botën sesa vitet e kaluara. Stinët e dimrit dhe vjeshtës priten të jenë më ftohta dhe muajt e verës më të nxehta për shkak të efekteve të gazeve serë. Një shembull i këtij fenomeni pritet në Oqeanin Paqësor ku erërat e forta do të fryjnë ujin e ngrohtë sipërfaqësor në perëndim, duke e bërë temperaturën e oqeanit disa gradë më të ftohtë. Ndryshimi në temperaturën e oqeanit gjatë një dimri mund të shkaktojë ndryshime të temperaturës në të gjithë botën. Ky ndryshim do të sjellë rritjen e reshjeve të shiut dhe një mot më vjeshtor në Australi, Indonezi dhe Azinë Lindore, ndërsa kushte më të thata klimatike ka të ngjarë të ndodhin në jugperëndim të kontinentit amerikano-verior. Parashikuesit llogaritin vitin më të nxehtë duke e krahasuar me temperaturat para dhe pas epokës industriale të 1850-1900, kur gazrat serë filluan të shpërndahen në atmosferë në masë të gjerë nga përdorimi i automobilave, fabrikave dhe industrializimi masiv i bujqësisë. Ndryshimet Klimatike sollën një rritje prej 0.2 ° C në temperaturën globale çdo dekadë që nga epoka industriale, për shkak të aktiviteteve njerëzore dhe 2021 do të arrijë mbi 1° C rritje e temperaturës globale që nga fillimi i kohës industriale. Ndryshimet priten të sjellin ҫrregullime në të gjitha rajonet e globit.
Morali perëndimor mbështetet në arsyeja dhe individi me liritë e tij është në qëndër të funksionimit të shoqërisë. Kishore Mahbubani një diplomat i njohur i të drejtave civile në mbarë botën pohon se këto të drejta themelore të individit po vihen në rrezik. Duke ndjekur filozofinë e mendimtarëve më të suksesshëm që nga antikiteti u krijua një arsyetim logjik mbi të cilin duhej kuptuar dhe përmirësuar bota. Tendenca do të sillte një logjikë të pakontestueshme në perëndim dhe kjo si praktikë e detyrueshme në politikat e brendshme dhe të jashtme. Aktet historike kanë sjellë ndryshime globale për të arritur të drejtën ideale ,por kjo tingëllon shumë absolute dhe hipokrizia mund të jetë ana nga e cila peshon më shumë peshorja. Para disa dekadash Kongresi Amerikan miratoi legjislacionin që udhëzonte Departamentin e Shtetit të SHBA të botonte raporte vjetore mbi performancën e të drejtave të njeriut në të gjitha shtetet e botës. Institucioni do të regjistronte me përpikmëri rastet e torturave të praktikuara në kundërshtim me të drejtat themelore të njerëzimit. Për shembull raportet e torturave në Sri Lanka dhe Tunizi nxorën shkelje të rënda nga trajtimi i të bugosurve të ndryshëm. Në vitin 2001 pas 11 shtatorit, SHBA filloi një fushatë globale kundër terroristëve radikalë islamikë. Sipas ligjit ndërkombëtar, kjo fushatë ishte e justifikuar pasi ishte legjitimuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit. Abuzimi dhe thyerja e moralit të praktikës politike solli si në rastet e Siri Lankës dhe Tunizisë të famshmin Guantanamo. Industria morale më e madhe në botë e faqeve editoriale të New York Times dhe Washington Post ra pre e kësaj hipokrizie duke mos e dënuar politikën e ndjekur dhe duke shtuar raportet të ngjashme abuzimesh. Në Europë vijnë simotrat e editorialeve të tilla thuajse të ngjashme por dhe më e rëndë vetë qeveritë e Bashkimit Europian dënojnë raporte të ngjashme të shkeljeve të të drejtave njerëzore në vende si Rusia dhe Irani dhe deri më sot dhe asnjë nga këto qeveri nuk ka dënuar abuzimet e amerikanëve . Një mbrojtje e të drejtave njerëzore dhe morale qeveritarët europianë e bënë ndaj sundimit diktatorial të Mugabe në Zimbabve apo Hugo Chavez në Venezuelë, por kjo ishte shumë e lehtë sepse nuk do të paguhej asnjë çmim politik dhe ekonomik për mbajtjen e këtyre qëndrimeve. Në 2021, do të shënojmë përvjetorin e njëzetë të 11 shtatorit dhe shtrembërimet morale nuk duhet të lejohen aq më tepër nga shoqëritë perëndimore udhëheqëse të kësaj nisme. Bota do të ishte një vend më i mirë dhe kapitulli mbi këtë episod të shëmtuar në historinë e Perëndimit të mbyllej ,ku drejtësia të kalojë në pjesën tjetër të botës ku shkeljet e politikave janë edhe më të rënda. Mbajtja e dy standarteve krijoin një rezik për sigurinë dhe për vetë demokracinë ,ndaj është i nevojsme një protokoll i kujdesshëm në favor të paqes dhe së drejtës.
Çdo 10 vjet po ndodh një krizë ekonomie dhe duket se ajo ka nisur përsëri.Infeksioni COVID-19 është në rritje në të gjithë botën edhe në vendet që mendonin se kishin menaxhuar mirë situatën. Perspektiva për vitin e ardhshëm në rastin më të mirë është e pasigurt megjithë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave. Numrat e papunësisë po sfidojë gravitetin dhe po drejtohemi në një depresion global ,një periudhë mjerimi ekonomik që pak njerëz nuk do ta përjetojnë. Shumica e botës kanë një klasë të mesme tek e cila mbështetet biznesi dhe shumica e këtyre qeverive sot pranojnë një ndërvarësi të thellë ekonomike midis kombeve të krijuara nga globalizimi i tregtisë dhe investimeve. Kjo ndërvarësi nuk e bën më të sigurtë edhe për superfuqitë botërore por dhe më të vështirë se kriza e një dekade më parë. Jemi duke kaluar në recesion të thjeshtë apo po kalojmë depresionin e radhës! Ka tre faktorë që ndajnë një depresion ekonomik nga një recesion i thjeshtë. Së pari, ndikimi është global. Së dyti, prek më thellë mjetet e jetesës se çdo recesion me të cilin jemi përballur gjatë jetës sonë. Së treti, efektet e tij të këqija do të zgjasin më gjatë. Depresioni nuk është një periudhë e tkurrjes ekonomike të pandërprerë. Por mund të përfshijë periudha të përparimit të përkohshëm duke krijuar idenë e rimëkëmbjes. Depresioni i Madh i viteve 1930 filloi me rëniet në tregun e aksioneve në tetor 1929 dhe vazhdoi deri në fillim të viteve 1940, kur Lufta e Dytë Botërore krijoi bazën për ringritjen. Ajo periudhë përfshiu dy rënie të ndara ekonomike: së pari 1929 -1933 dhe pastaj përsëri nga 1937-1938. Ashtu si në vitet 1930, ka të ngjarë të shohim momente ngritje momentale në kwtw periudhë depresioni. Frika dhe pesimizmi do të ndryshojë qëndrimet e njerëzve ndaj aktiviteteve ,si në përfshirjen në turma gjithashtu dhe në shpenzimet e luksit.Kjo pasiguri në njerëzit do të arrijë në atë pikë sa të shkaktojë krisje në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha dhe veҫanërisht atë SHBA-Kinë .Përveç kësaj, mosfunksionimi politik në të gjithë botën është më i rëndë se në vitet 2008-2009 ku kriza financiare ishte një emergjencë e përbashkët ndryshe nga viti 2020 ku përҫarja mes krahëve politike është e theksuar.Ky koronavirus ka shkatërruar çdo ekonomi të madhe në botë. Rrjetat e sigurisë sociale tani po testohen si kurrë më parë. Kujdesi shëndetësor ndërsa luftojn për të përballuar dëmet njerëzore po vendos qeveritë përballë borxheve. Më të prekurit janë vendet me të ardhura të mesme dhe vendet në zhvillim ku barra e borxhit mund ti dërgojë në rinisje nga e para. Ajo që është më shqetësuese nga e gjithë situata është rritja financiare e korporatave dhe zgjerimi i hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Sistemi monetar në mekanizmin e vet e zgjeron këtë hendek por kriza e tanishme e ka përshpejtuar këtë fenomen. Cila është fatura që do paguajë njerëzimi dhe ambjenti ku jetojmë mund të jetë e prekshme. Zyra e Kongresit Amerikan ka nxjerrë një studim ku paralajmëron se niveli i papunësisë do të mbetet i lartë edhe për dekadën e ardhshme, prodhimi ekonomik do të mbetet në depresion për vite me radhë. Ky përfundim sjell nevojën për shmangien e kolapsit por kjo varet nga qeveritë dhe masat që ato mund të ndërmarin në ulje taksash dhe lehtësime. Ato mund të bëjnë më shumë për të koordinuar planet e frenimit të viruseve por gjithashtu u duhet të ndihmojnë vendet më të varfëra dhe më të goditura në një mungesë të udhëheqjes ndërkombëtare. Kolapsi ekonomik është bërë një sëmundje kronike monetare që po e ndjek njerëzimin ҫdo dekadë dhe ҫmimi është makabër ,po e paguajmë dukshëm me jetë këtë mosfunksionim, po e paguajmë me nivel të ulët jetese dhe ende nuk i dimë limitet e së keqes.
Louis Vuitton një nga markat më të njohura dhe luksoze në botë sjell një dizajn të ri në këtë fundvit. Emri i famshëm i kësaj marke shumë të përhapur sjell për patriotët një punim të veҫantë dhe një arsye më shumë për të shijuar markën. Louis Vuitton ka hedhur në shitje çanta me flamuj të vendeve të ndryshme, përfshirë Shqipërinë. Çantat janë projektuar nga projektuesi Jay Ahr dhe janë bërë në Francë. Modeli tipik i ҫantës Louis Vuitton me flamurin kuq e zi për të gjithë patriotët e fiksuar pas gjërave të shtrenjta, mund tu kushtojë deri 9900 dollarë.
ANKARA, Turqi - Centrali elektro-hapësinor i kontrolluar nga shteti i Turqisë, Turkish Aerospace Industries, ka në plan të zhvillojë dronin e parë supersonik të vendit, thanë drejtuesit e ndërmarrjes. TAI shfaqi dronin e saj "Aksungur" ("gyrfalcon" në anglisht) në fillim të këtij muaji në Panairin Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes në Stamboll. Aksungur është një dron i ri që thuhet se mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 180 km / orë. Sipas Temel Kotil, zyrtari kryesor ekzekutiv i TAI, Goksungur ("fajkoi peregrine" në anglisht) do të jetë një version supersonik i Aksungur. Goksungur është vendosur të ketë një shpejtësi maksimale prej 380 km / orë. Kotil tha që TAI zhvilloi Aksungur, një avion me dy motorë, në 18 muaj. Aksungur ka një ngarkesë maksimale prej 750 kilogramë. Ai tha se TAI prodhoi dy dronë Aksungur për fluturime provë dhe do t'i dorëzojë ato këtë vit në Forcat e Armatosura Turke. Pas përfundimit të programit Aksungur, inxhinierët e TAI do të vendosin të punojnë në programin Goksungur. qe do te 4 fishoje shpejtesine e Aksungur duke e cuar ate ne nivel supersonik. Kjo pasi TAI projektoi, zhvilloi dhe ndërtoi Anka me lartësi të mesme, me rezistencë të gjatë, UAV-në e parë indigjene të Turqisë. Ai gjithashtu zhvilloi Anka-S, një version i kontrolluar nga sateliti.
TAI prodhon përbërës të aviacionit për Airbus, Lockheed Martin dhe Boeing, me eksporte vjetore me vlerë 500 milion dollarë. Shtë një partner në programin multinacional Joint Strike Fighter të udhëhequr nga SHBA që ndërton avionin luftarak F-35. Kompania turke prodhon gjithashtu T129, një helikopter, nën licencë nga kompania italo-britanike AgustaWestland. Të gjitha këto kontrata i japin teknologjinë e duhur që të finalizojë një projekt droni supersonik. Kriza e COVID-19 dhe masat kufizuese pritet të thyejnë parashikimet mbi rritjen e varfërisë në Shqipëri. Në Mars vendi jonë vendosi të mbyllë hotelet, teatrot dhe aktivitetet e tregtimit të artikujve jo-jetik si dhe kufizoi lëvizjen e njerëzve si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Shumë sektorë të industrisë si tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social por edhe për shkak të rënies së kërkesës së tregut. Kolapsi i shkaktuar tregoi që Shqipëria është shumë e varur nga eksportet. Më pas vijnë lirimet e masave kufizuese por vala e dytë e COVID-19 ,një vazhdim i krizës tregëtare ,po tregon që edhe emigrantët shqiptarë janë të prekur bashkë me të ardhurat e tyre. Një ekonomi shumë e varur prej të ardhurave të emigrantëve po çon në varfëri vendin. Sipas simulimeve të kryera vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4-8 %, duke shkuar në 40% në skenarin e parë dhe 44 % varfëri në skenarin e dytë. Sipas skenarit më optimist, varfëria po arrin në nivelin e vitit 2012 dhe sipas skenarit më pesimist, ajo do të jetë e barabartë me nivelin e vitit 2005. Ky simulim parashikon dëmet në sektorët e shërbimeve kryesisht në qytete dhe jo të sektorit të bujqësisë. Në Shqipëri duke qënë se bujqësia është një sektor i konsiderueshëm dhe i varfër edhe pa erdhur pandemia pritet që efektet negative të jenë më katasrofale në rang kombëtar. Në llogaritjet tre-mujore të Instat dalin përqindjet e të punësuarve të popullsisë për sektor në periudhën e COVID-19 . Të dhënat e mëposhtme tregojnë sektorët më të riskuar në një përllogaritje të masave si shkak i situatës që mund të agravohet: Bujqësi,gjueti,pyjtari dhe peshkim 33.4 %
Miniera dhe gurore 1.0 Prodhim industrial 12.1 Shërbime utilitare 1.9 Ndërtim 7.9 Tregëti me shumicë ,me pakicë 11.2 Transport 3.8 Aktivitetet e hotelerisë dhe shërbimit ushqimor 6.0 Informacion dhe komunikim 0.9 Aktivitete financiare dhe të sigurimit 0.7 Aktivitete të pasurive të paluajtshme - Aktivitete profesionale ,shkencore dhe teknike 1.5 Aktivitete administrative dhe shërbime mbështetëse 2.6 Administrata publike 4.9 Arsim 5.6 Shërbimet shëndetësore dhe kujdes social 3.7 Art,argëtim dhe aktivitete të kohës së lirë 0.9 Aktivitete të shërbimeve të tjera 1.4 Aktivitete të familjeve si punëdhënës 0.4 Aktivitete të organizatave ndërkombëtare 0.1 Nga të dhënat e mësipërme sektorët që rezikojnë mbylljen ose falimentin janë Sektori i tregëtisë me shumicë dhe me pakicë, aktivitetet e hotelerisë dhe shërbimit ushqimor,aktivitetet profesionale shkencoredhe teknike, aktivitetet administrative dhe shërbimeve mbështetëse, arti argëtimi dhe aktivitete të kohës së lirë, aktivitete të shërbimeve të tjera ,aktivitete të shërbimeve si punëdhënës. Këto sektorë përbëjnë 24% të popullsisë dhe rreziku i një shtrese kaq të madhe mund të shkaktojë dëme të rikuperueshme për një kohë të gjate. Mbeten gjithashtu për tu parë dhe masat rimëkëmbëse të ekonomisë të qeverisë shqipëtare. Studiuesit nga UCLA besojnë se përdorimi i plazmës mund të premtojë një përparim të rëndësishëm në luftën kundër përhapjes së COVID-19. Në Fizika e Lëngjeve, nga AIP Publishing, modelimi i kryer në qershor tregoi lloje të koronavirusit të ri në sipërfaqe si metali, lëkura dhe plastika u vranë në më pak se 30 sekonda trajtimi me plazmë të ftohtë atmosferike të ushqyer me argon. Studiuesit përdorën një avion plazma presioni atmosferik që ata ndërtuan me një printer 3D për të spërkatur sipërfaqet që u trajtuan me kultura SARS-CoV-2. Sipërfaqet përfshinin plastikë, metal, karton dhe basketboll, futboll dhe lëkurë bejsbolli.Spërkatja duke përdorur plazmën e ushqyer nga argoni vrau të gjithë koronavirusin në gjashtë sipërfaqet në më pak se tre minuta dhe shumica e virusit u shkatërrua pas 30 sekondash. Testimet shtesë treguan se virusi ishte shkatërruar në kohë të ngjashme në pambuk nga maskat e fytyrës.
Koronavirusi i ri mund të mbetet infektues në sipërfaqe për disa orë. Autori Richard E. Wirz tha se gjetjet tregojnë potencial të madh për përdorimin e plazmës në ndalimin e ciklit të transmetimit të virusit. "Ky është vetëm fillimi," tha Wirz. "Ne jemi shumë të sigurt dhe kemi pritje shumë të larta për plazmën në punën e ardhshme. Në të ardhmen, shumë përgjigje për komunitetin shkencor do të vijnë nga plazma." Plazma është një nga katër gjendjet themelore të materies dhe mund të krijohet duke ngrohur një gaz neutral ose duke e nënshtruar atë në një fushë të fortë elektromagnetike. Një teknologji relativisht e re, plazma e ftohtë atmosferike është një gaz jonizues, me temperaturë afër dhomës që ka rezultuar efektiv në trajtimet e kancerit, shërimin e plagëve, stomatologji dhe aplikime të tjera mjekësore. Autorët zhvilluan një test të ngjashëm të koronavirusit me plazmë të ushqyer me helium, por heliumi nuk ishte i efektshëm, madje edhe me trajtime deri në pesë minuta. Autorët besojnë se kjo ishte për shkak të niveleve më të ulëta të oksigjenit reaktiv dhe azotit reaktiv kur përdorni gaz të ushqyer me helium, krahasuar me argon. Zhitong Chen tha se autorët po ndërtojnë një pajisje kompakte që mund të përdoret gjerësisht për të trajtuar sipërfaqet e koronavirusit me plazmë. Isshtë një opsion më i sigurt, më i shëndetshëm se kimikatet ose trajtime të tjera, tha ai."Gjithçka që përdorim vjen nga ajri," tha ai. "Ajri dhe energjia elektrike: It'sshtë një trajtim shumë i shëndetshëm pa efekte anësore." Studiuesit shpresojnë se përfitimet e plazmës, si ato të treguara në këtë studim, mund të vihen në dispozicion për njerëzit në të gjithë botën. Shtetet e Bashkuara po sanksionojnë Turqinë nën CAATSA 231 (Kundër Kundërshtarëve të Amerikës) për prokurimin e një sistemi rus raketor S-400. “Sanksionet përfshijnë ndalimin e të gjitha licencave të eksportit dhe miratimeve të SHBA-së për udhëheqjen e industrisë turke të mbrojtjes (SSB) dhe ngrirjen e aseteve me futjen e kufizimeve të vizave për Dr. Ismail Demir, president i SSB dhe oficerë të tjerë të SSB. SHBA është në nivelet më të larta të Turqisë dhe në shumë “ata e kanë bërë të qartë se blerja e tyre e sistemit S-400 do të rrezikojë sigurinë e teknologjisë ushtarake dhe personelit amerikan dhe do të sigurojë burime të konsiderueshme për sektorin e mbrojtjes ruse, si dhe do t’u sigurojë rusëve akses në forcat e armatosura turke dhe industrinë e mbrojtjes”, tha sekretari i shtetit i SHBA Mike Pompeo në një deklaratë. “Turqia megjithatë ka vendosur të shkojë përpara me prokurimin dhe testimin e S-400, pavarësisht nga disponueshmëria e sistemeve alternative, të ndërveprueshme nga NATO që plotësojnë kërkesat e saj të mbrojtjes. Ky vendim ka rezultuar në pezullimin dhe heqjen e Turqisë nga partneriteti global i F-35. Aksioni i sotëm dërgon një sinjal të qartë se Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë plotësisht seksionin CAATSA 231 dhe nuk do të tolerojnë transaksione të mëdha me sektorin e mbrojtjes dhe inteligjencës ruse,” tha deklarata.
Pompeo gjithashtu i bëri thirrje Turqisë që “menjëherë të zgjidhë problemin e raketave S-400 në koordinim me Shtetet e Bashkuara”. Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme në Ankaraja ka dënuar një vendim të SHBA që vendos sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen e sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore S-400 të Rusisë. “Ne dënojmë dhe refuzojmë vendimin e SHBA mbi sanksionet e njëanshme kundër vendit tonë. Vendimi i SHBA për të vendosur sanksione të njëanshme ndaj Turqisë mbi sistemin S-400 është pa asnjë logjikë,” tha deklarata. Thuhet gjithashtu se të gjithë janë të njohur mirë me kushtet për shkak të të cilave Turqia prokuroi sistemin S-400, duke shtuar se vetë Presidenti i SHBA Donald Trump ka theksuar vazhdimisht justifikimin e Turqisë për këtë çështje. Eshtë pohuar gjithashtu se pretendimet e SHBA-së se sistemi S-400 përfaqëson një dobësi në aspektin e sistemit të NATO-s janë pa shpjegime teknike. Më në fund, thuhet se ky vendim do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe shtohet se Ankaraja do të marrë masat dhe hapat e nevojshëm. “Turqia nuk do të përmbahet nga marrja e masave që i konsideron të nevojshme për të siguruar sigurinë kombëtare. Në këtë kontekst, ajo u bën thirrje Shteteve të Bashkuara të rishikojnë këtë vendim të padrejtë mbi sanksionet dhe të korrigjojnë këtë gabim të madh sa më shpejt të jetë e mundur. Ne ritheksojmë gatishmërinë e Turqisë për të adresuar çështjen përmes dialogut dhe diplomacisë,” përfundon deklarata. |