Real Madrid sot është një nga skuadrat më të njohura në botë dhe një nga skuadrat me më shumë tifoza në rang global. Real Madrid Club de Fútbol ka marë pseudonimin spanjoll Los Blancos që do të thotë e bardhë dhe historia e tij fillon në vitin 1897. Por zyrtarisht klubi u themelua në vitin 1902 dhe u bashkua me Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit në 1909. Skuadra në fillimet e saj luajti në shumë fusha të ndryshme derisa presidenti ambicioz i klubit Santiago Bernabéu zyrtarizoi ndërtimin e stadiumit që mban emrin e tij që nga 1947. Bernabeu mban më shumë se 80 000 spektatorë dhe eventi i parë ndërkombëtar që njohu stadiumi ishin ndeshjet e Kupës së Botës 1982 dhe finalja e saj Gjatë sezonit 1955-1956 zhvillohet për herë të parë turneu i Kupës Europiane ose siҫ njihet sot Champions League, me më të mirat e kontinentit të vjetër. Galaktikët morën përsipër atë që nuk e ka arritur asnjë skuadër tjëtër sot ,e nisën të parët si kampionë dhe vazhdojnë të kryesojnë dhe sot si klubi me më shumë trofe dhe sukses në Europë. Kundërshtari i parë i finaleve të Realit në Champions ishte klubi francez Stade de Reims. Lojtarët e talentuar si Ferenc Puskás, Alfredo Di Stéfano, Paco Gento, Hector Rial dhe Miguel Muñoz ndihmuan klubin të fitonte pesë Kupat e para Europiane me radhë. Loja më e cilësuar e klubit Madrilen në një finale europiane është ajo e 1960 kundër ekipit të Gjermanisë Perëndimore Eintracht Frankfurt, e cila pefundoi me fitore 7-3 dhe konsiderohet gjerësisht një nga shfaqjet më të mira të të gjitha kohërave të Realit. Klubi ka fituar gjithsej 13 tituj të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo ekip tjetër. Në arenën spanjolle madrilenët mbajnë vendin e parë me më shumë tituj të fituar ,plot 33 La Liga, 19 herë titullin Copa Del Rey, 9 Super Kupa Spanjolle dhe dy Kupa të Unionit të Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA 1985 dhe 1986). Rivaliteti më i madh i klubit është FC Barcelona. Tensioni midis klubeve të futbollit nga dy qytetet më të mëdha të Spanjës u përforcua në shumë aspekte, si ato politike, etnike dhe futbollistike. Krisja e parë filloi në 1950 për blerjen e sulmuesit të talentuar argjentinas Alfredo Di Stéfano, i cili hoqi dorë nga marrëveshja me Barcelonën për të nënshkruar me Realin. Vitet që pasuan argjentinasi e udhëhoqi skuadrën drejt pushtetit apsolut në fushë. Më e rëndësishmja vjen gjatë pushtetit të Gjeneralit Franko ku FC Barcelona u shtyp ekonomikisht dhe etnikisht mbi konflikitn Basko-Spanjoll. Lufta civile shkaktoi mbylljen e stadiumit të Barcelonës dhe rivaliteti mes Madridit si përfaqësues i pushtetit qëndror dhe rezistencës Baske mori përmasa dhe ngjyrime të forta. Ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit njihen si El Clásico (Klasikja) dhe shikohen edhe sot në të gjithë Spanjën si kontrasti midis Spanjës Castiliane dhe Katalonjës. Superyjet e Madridit janë të pavdekshmit e historisë së futbollit në të gjithë botën dhe përfshijnë yje si David Beckham, Luis Figo, Ronaldo, Zinedine Zidane, Kaká dhe Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë.
0 Comments
Historia ndryshon dhe sot jetojmë në epokën e futbollistëve më të mirë që ka njohur futbolli. Lista e më të mirëve ndryshoi me Lionel Messin dhe Kristiano Ronaldon që janë ngjitur afër kreut të golashënuesve më të mirë në histori. Por kush tjetër e përbën dhjetëshen e futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në historinë e këtij sporti? 10. Arthur Friedenreich 554 gola Një sulmues brazilian me eksperiencë 26 vjeҫare në futbollin profesionist arriti të quhej ‘Mbreti i Futbollit’ nga 1909 deri 1935. Pavarsisht se nuk u largua kurrë nga kampionati brazilian ai arriti famën botërore dhe suksesin profesional. 9.Ferenc Deak 558 gola Lojtari i dytë më i mirë hungarez pas Puskas arriti suksesin e një super ylli brenda vendit të tij. Ferenc në aparencat e tij shënoi 29 gola nga 20 ndeshje me kombëtaren hungareze. 8.Eusebio 615 gola Legjenda Portugeze shënoi më shumë se një gol për ndeshje me Benfikën, skuadrën me të cilën bëri karrierë kampioni me 317 gola të shënuar në vetëm 301 ndeshje të kampionatit dhe 41 gola në 64 ndeshje ndërkombëtare. Eusebio fitoi Topin e Artë të vitit 1965. 7. Josef Bican 636 Çekosllovaku Bican shënoi 397 gola në vetëm 215 ndeshje të ligës me Slavia Prague në karrierën e tij të pabesueshme. Nga 636 golat e tij 12 i shënoi me Çekosllovakinë në 14 paraqitje dhe 14 gola në me Austrinë në 19 ndeshje. 6.Ferenc Puskas 706 Puskas i pamëshirshëm shumë i degjuar dhe nga sportdashësit sot shënoi 706 gola astronomikë në karrierën e tij të ndritur. Pavarësisht se ishte lojtari më i mirë në planet në kohën e tij, ai kurrë nuk e fitoi Topin e Artë megjithëse në vitin 1960 arriti vetëm vendin e dytë të lojtarit më të mirë. 5.Gerd Muller 720 Deri të mërkurën e javës së kaluar, legjenda gjermane zinte vendin e katërt në renditje dhe Messin pas. Muller shënoi 720 herë në karrierën e tij nga të cilat 565 herë në 607 ndeshje me Bayern Munchen. Në 1970 gjermani fitoi Topin e Artë dhe ndihmoi Gjermaninë të fitonte Kupën e Botës 1974. 4.Lionel Messi 721 Vetëm 33 vjeçar lojtari më i mirë në histori mund të ketë edhe shumë rekorde të tjëra për të vendosur. Messi është vetëm 46 gola prapa Pele dhe në garën e tij pritet të shtojë në sukseset e trofeve me klubin e Barcelonës dhe arritje të tjerë përsonalë dhe rekorde statistikore.Legjenda argjentinase ka shënuar 637 gola në 748 ndeshje për Barcelonën dhe 71 të tjera me kombëtaren. Ai ka fituar më shumë Topa të Artë se çdo lojtar tjetër,plot gjashtë të tillë. 3. Romario 734 I treti në listë, legjenda braziliane Romario luajti një karrierë të gjatë prej 24 vjetësh në fushën e lojës. Ai gjeti rrjetën 734 herë, përfshirë 55 gola për Brazilin në 70 ndeshje. Romario shkruajti historinë e tij,shkruajti historinë e kombit të tij për tu mos u fshirë më kurrë dhe ndër to mbeti më e suksesshmja Kupa e Botës Amerikë 1994. 2. Cristiano Ronaldo 742 Rivali më i fortë i Lionel Messit po mban epërsinë me 742 gola të shënuar. Megjithë avantazhin Ronaldo është dy vjet më i madh se Messi dhe mund të dalë në pension më shpejt sesa asi i Barçës. Nga shumëllojsmëria e golave të tij legjenda portugeze ka shënuar 101 gola për Portugalinë. 1. Pele 767
Pele ka mbajtur rekordin për shumicën e golave në karrierë për dekada, por e di që zotërimi i vendit të parë po kërcënohet gjithnjë e më shumë me afrimin e Ronaldos dhe Messit. Ikona e Brazilit shënoi 643 gola për Santos në vetëm 656 ndeshje dhe 43 gola në 41 ndeshje për Brazilin ,duke i ndihmuar të fitojnë 3 Kupa Bote gjatë epokës së tij. Bayern München njihet si klubi më i sukseshëm dhe profesional gjerman i futbollit. Bayern u themelua në vitin 1900 dhe është bërë klubi më i famshëm i futbollit gjerman dhe pothuaj i gjithë suksesi i tij ka ardhur që nga vitet 1960. Anëtarë të klubit sportiv MTV në 1879 Mynih u shkëputën për të formuar një klub të ri. Pasi fituan Kampionatin e Gjermanisë së Jugut në 1926 arritën dhe titullin e parë kombëtar në 1932 duke mundur Eintracht Frankfurt. Ky klub i ri dhe me suksesin në gjak do të ishte paraardhësi i Bayern Mynih. Pas Luftës së Dytë Botërore futbolli në Gjermaninë Perëndimore u luajt në pesë liga rajonale, divizionet kryesore të të cilave quheshin Oberliga. Bayern luajti në Oberliga Süd (Jug) dhe fitoi Kupën e Gjermanisë për herë të parë në 1957. Më vonë gjërat ndryshuan dhe në 1963 u krijua një ligë kombëtare e Gjermanisë Perëndimore, e quajtur Bundesliga,ku Bayern fitoi kampionatet të sezoneve 1965,1966. Në fund të viteve 1960, në ekipi luanin tre nga futbollistët më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave portieri Sepp Maier, sulmuesi Gerd Müller dhe mbrojtësi Franz Beckenbauer. Müller ishte golashënuesi më i mirë i Bundesliga për shtatë sezone dhe mbetet Top golashënuesi i të gjitha kohërave. Përveҫ tyre në skuandër luanin dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj gjermanë si Uli Hoeness dhe Paul Breitner. Bayern me ta fitoi Kupën e Fituesve Evropiane (European Cup Winners) në 1967,Bundesligën 1968-1969, Kupën Ndërkontinentale në 1976 dhe tre Champions Liga (1974, 1975, 1976). Gjatë asaj periudhe të suksesshme në sezonin 1971–72 Bayern vendos dhe një rekord tjetër ,fitore 11-2 ndaj Borussia Dortmund. Në traditën e lojtarëve kampionë nuk mund të lemë pa harruar Lothar Matthäus, portierin Oliver Kahn dhe sulmuesin Miroslav Klose. Në total, klubi ka fituar Bundesligën 28 herë, Kupën DFB 19 herë dhe Kupën e Ligës 6 herë, një Kupë të Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit UEFA në 1996 dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve. Stadiumi i parë i Bayern quhej Grünëalder Stadium nga 1925 deri në 1972 dhe më pas u zhvendosën në Stadiumin Olimpik (ndërtuar për Lojërat Olimpike të Mynihut 1972), të cilin e ndau me rivalin e tij të qytetit TSV 1860. Të dy klubet u zhvendosën përsëri në 2005 pas përfundimit të Allianz Arena, projektuar nga Herzog dhe de Meuron, një arenë me kapacitet 69 000 spektatorë .
Një lajm i mirë vjen për të gjithë shqiptarët. Shqipëria do të hapë dyert për të pritur një finale europiane. “Top Channel” bën me dije se “Air Albania” do të jetë stadiumi ku do të mbahet finalja e kometicionit më të ri të krijuar ng UEFA. Bëhet fjalë për Ligën e Konferencës, që vjen e 3-ta në rangun e kompeticioneve që organizohen nga qeveria e futbollit europian. Kjo ligë do të vihet në jetë që nga viti i ardhshëm dhe do të jetë një mundësi më tepër edhe për ekipet shqiptare që të rrisin pjesëmarrjen e tyre në Europë. Finalja e parë do të luhet në vitin 2022 dhe deri në atë kohë me shumë mundësi tifozët do të jenë rikthyer sërish në stadiume, prandaj të gjithë sportdashësit shqiptarë do të kenë mundësinë të përjetojnë një ndeshje të tillë të luhet në Tiranë. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka lobuar në UEFA për të sjellë në Shqipëri në finale të madhe Europiane dhe momenti për të bërë një gjë të tillë erdhi. Ditën e enjte Komiteti Ekzekutiv i organizmit më të lartë të futbollit në Kontinentin e Vjetër do të mblidhet dhe do të miratojë vendimin, për ta bërë atë zyrtar.
Sot është një ditë e trishtë për futbollin ,një nga ikonat që e bëri kaq të popullarizuar këtë sport Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60 vjeҫ. Ikona e futbollit raportohet se pati një atak në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni në tru. Diego Armando Maradona lindi në 30 tetor 1960 Buenos Aires, Argjentinë dhe u rrit si futbollist që në moshë të vogël për tu bërë lojtari më i mirë i vitit 1980 dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Gjeniu i udhëhoqi ekipet e klubeve në kampionate në Argjentinë, Itali dhe Spanjë drejt suksesit por arritja më e madhe e tij ishte me ekipin kombëtar Argjentinas që fitoi Kupën e Botës 1986. Maradona shfaqi talentin e futbollit herët në moshën tetë vjeç dhe iu bashkua Las Cebollitas, një ekip djemsh që vazhdoi të fitonte 136 ndeshje radhazi dhe një kampionat kombëtar. Më pas nënshkroi me Argentinos Juniors në moshën 14 vjeç dhe bëri debutimin e tij në divizionin e parë në 1976 ku katër muaj më vonë ai bëri dhe debutimin e tij me ekipin kombëtar, duke u bërë Argjentinasi më i ri ndonjëherë që ka luajtur me kombëtaren. Në 1981 Maradona u transferua në Boca Juniors dhe menjëherë e ndihmoi ekipin të fitonte kampionatin. Më pas filloi karriera në në Europë,fillimisht si lojtar i FC Barcelonës në 1982, të cilën e ҫoi tek suksesi i Kupës së Spanjës 1983. Më pas një eksperiencë e re dhe një sukses më i madh ,SSC Napoli 1984–91, duke e ngritur klubin tradicionalisht të dobët në lartësitë e futbollit italian. Me Maradonën ekipi fitoi titullin dhe kupën e kampionatit në 1987 dhe kampionatin e 1990. Periudha e Maradonës me Napolin përfundoi kur ai u arrestua në Argjentinë për posedim të kokainës dhe mori një pezullim 15-mujor nga futbolli. Pas setbackut showman rikthehet në Sevilla në Spanjë dhe shkon drejt mbylljes së karrierës futbollistike me Newell’s Old Boys dhe Boca Juniors në Argjentinë ku luajti ndeshjen e tij të fundit më 25 tetor 1997. Karriera e Maradonës me ekipin kombëtar Argjentinas përfshinte paraqitje në Kupën e Botës në 1982, 1986, 1990 dhe 1994 ku në garën e vitit 1986 në Meksikë, ‘Dora e Zotit’ ngriti Kupën e Botës, arritja më e madhe e tij. Maradona është padyshim lojtari më i mirë i shekullit të 20-të. Në vitin 2008 Maradona u emërua trajner i ekipit kombëtar Argjentinas,të cilën e udhëhoqi deri në çerekfinalet e Kupës së Botës 2010 dhe karriera e tij si trainer vazhdoi me klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe Al Ëasl apo Dorados de Sinaloa të Meksikës në 2018, eksperienca jo të suksesshme. Diego ishte vetë futbolli Diego ishte vetë topi ,ishte spektakli dhe legjenda që do të mbahet mend jo vetëm për kontributin dhe arritjet por dhe për golin e tij më të famshëm me dorë.. .."Pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit"..
Klubi i Barcelonës mer jetë në 28 nëntor 1899 dhe krijuesi është Joan Gamper,zviceriani që përdori të kuqen dhe të kaltërn ,ngjyrat e rajonit nga ai erdhi. Në historinë e vet Barcelona shikohet si një simbol i rezistencës kundër shtypjes . Sot ajo ka 162 000 anëtarë dhe është klubi i dytë sportiv më i madh në botë dhe me një vend të parë në Europë për madhësinë e stadiumit të saj Camp Nou. Që nga themelimi i vet në më shumë se 100 vjet Barcelona ka arritur suksese si Liga e Kampioneve apo fitimi i 5 kupave në një vit futbollistik. Por nje nga pikat më të vështira të klubit ishte kur presidenti Josep Suñol u vra nga ushtarët e Frankos. Por si nisi ‘Më shumë se një Klub’.. Hans-Max Gamper lindi në Winterthur, Zvicër në 22 nëntor 1877. Pasi nëna e tij vdiq, familja e sportistit u transferua në Zyrich. Hansit i pëlqente të ngiste biçikletën, të vraponte dhe të luante regbi, tenis apo golf dhe madje ishte kapiten i ekipit të futbollit FC Basel. Në 1897 puna e çoi në Lyon dhe një vit më vonë i duhej të shkonte në Afrikë ku donte të ndihmonte krijimin e kompanive të sheqerit. Gjatë rrugës së tij atje, ai vizitoi dajën e tij Emili Gaissert në Barcelonë ku dhe Gamper ra në dashuri me qytetin. I impresionuar filloi të mësojë spanjishten dhe i jep vetes versionin katalanas të emrit të tij, Joan. Ai redaktoi revistën sportive Los Deportes, në të cilën vendosi një reklamë që deklaronte dëshirën e tij për të krijuar një klub futbolli në qytet. Ideja mori një reagim të madh pozitiv. Në 29 nëntor, një grup entuziastësh të futbollit zviceran, britanik, katalanas dhe spanjoll u takuan dhe lindi FC Barcelona. Anëtarët themelues ishin Joan Gamper, Pere Cabot, Enric Ducal, Otto Kunzle, Otto Maier, Josep Llobet, Lluís d'Ossó , John Parsons, William Parsons, Carles Pujol, Bartomeu Terradas dhe Gualteri Wild. Presidenti i parë i klubit u bë anglezi Gualteri Wild ndërsa Gamper luajti si kapiteni i ekipit. Në ndeshjen e saj të parë skuadra humbi ndaj një skuadre me emigranë anglezë 0-1. 1908 Gamper u bë president i klubit. Një nga arritjet e tij kryesore ishte ndërtimi i stadiumit të parë La Escopidora me kapacitet 6000 spektatorë. Ajo u hap në Carrer d´ Indústria në 1909, stadiumi i parë me dritë në Spanjë kohë kur Barcelona numëronte afërsisht 600 anëtarë. Presidenca e tij përfundoi në 25 qershor 1925 gjatë një ndeshje ndërkombëtare kundër Anglisë, ku tifozët katalanas brohorisnin himnin kombëtar spanjoll dhe duartrokisnin atë anglez. Diktatori Prima de Rivera akuzoi Gamper për promovimin e nacionalizmit katalanas dhe e dëboi nga Spanja kurse stadiumi u mbyll për gjashtë muaj. Që nga kjo ngjarje FC Barcelona e konsideron veten ekipin kombëtar të Katalonjës. Pasi u dëbua, Gamper u kthye në Zvicër ku dhe bëri vetëvrasje në korrik të 1930 nga depresioni. Në Barcelonë sot një rrugë mban emrin e tij. Në 1922 u përurua stadiumi i ri El Camps dels Corts me një kapacitet 30 000 vende ,kapaciteti i të cilit u zgjerua në 60 000 më vonë, dhe u quajt ‘Katedralja e futbollit’. Vitet që pasuan u bënë një start i madhështisë që ne njohim sot ,me pjesëmarrjen për herë të parë në La Liga dhe fitimin e 8 titujve të tillë deri në lufta civile. Në fillimin e viteve 1930 FC Barcelona kaloi periudha të vështira. Ekipi u fut në telashe financiare, numri i anëtarëve ra dhe suksesi mungoi gjithashtu. Diktatori fashist Primo de Rivera i cili dëboi Gamper mbylli stadiumin, i cili shërbeu si një kamp ushtarak gjatë Luftës Civile Spanjolle. Një muaj pas fillimit të Luftës presidenti i ekipit Josep Sunyol u vra. Në atë kohë ekipi ishte në një turne në Meksikë e SHBA edhe pas ngjarjes gjysma e ekipit mbeti në mërgim. 16 mars 1938 një bombë u hodh në ndërtesën e klubit ,ngjarje që shkaktoi dëme të mëdha. Gjatë kësaj kohe Franko vendos në karriget drejtuese të klubit njerëzit e tij dhe emri Futbol Club Barcelona u ndryshua në ‘Club de Fútbol Barcelona’, një ndryshim i vogël në dukje por tingëllon më spanjoll. Nga rënia historia fillon të ndryshojë për klubin me kupën e La Ligas në 1940 dhe 9 trofe dhe 4 herë të tjera të titullit spanjoll Primera División. Sezoni i 1951-1952 Barça bën çmenduri , fiton La Liga, la Copa del Rey, Kupën Latine, trofeun Eva Duarte dhe trofeun Martini Rossi. Skuadra e atyre ditëve u quajt ‘Barça e Pesë Trofeve’. Numri i anëtarëve të FC Barcelona dhe tifozëve të tyre vazhdoi të rritet dhe lindi nevoja e një stadium të ri më të madh. Janë vitet kur mer jetë stadiumi Camp Nou me kapacitet për 90 000 spektatorë dhe përfundon në 1957 . Në vitet e para të tij ekipi ishte i pasuksesshëm, por identiteti katalanas nuk kishte arsye ta ndalonte ,një tërheqje nga simbolika e saj. Por ndëertimi i stadiumit shkaktoi krizë financiare dhe ndihma për ta kaluar këtë vështirësi erdhi nga penet e komunitetit të tifozëve, prandaj sot ata kanë mjaft të drejta kur bëhet fjalë për çështje të klubit. Në një fjalim të presidentit Narcís de Carreras dëgjohet shprehia "Barça, més que un club" atë që është ende sot motoja e klubit. Barça është më shumë sesa një klub sportiv ,u shndërrua në një simbol të përpjekjeve katalanase për pavarësi dhe kundërshtimin ndaj regjimit të Frankos. 1976-1996 fillon një dekadë që çdo tifoz katalanas duhet ta dijë ,është epoka e holandezit Johann Cruyff ,një djalë i ri që shpejt fitoi zemrat e tifozëve ,entuziazëm që erdhi edhe më i madh pas parakalimit të Real Madrid-it në tabelë. Kontributi i tij e bëri shpejt një nga personalitetet më të rëndësishme në historinë e Barças. Në 1974 me ndihmën e Cryuff Barcelona fitoi La Ligan dhe më e rëndësishme ,mposhti Read Madrid 5-0 në stadiumin e tyre në Bernabéu. Por karriera e tij nuk mbaron me kaq ,pas viteve me rezultate të dobta që pasuan në vitet 80 ,klubi kishte nevojë për një ndryshim dhe ky ndryshim ishte përsëri Cryuff. Ai kthehet në FC Barcelona si trajner me metodat e tij të reja të lojës . Nën drejtimin e Cryuff ekipi fitoi katër tituj radhazi të La Ligës nga 1991 në 1994 dhe për herë të parë Kupën e Europës në 1992. Suksesi sportiv ishte aq i madh sa që hyri në historinë e klubit si ‘Ekipi i ëndrrave’. Në 1994 epoka e "Dream Team" përfundoi me humbjen në finalen e UEFA Champions League në Athinë. Rrethanat e largimit të Cruyff nga FC Barcelona çuan në zemërimin e tifozëve kundër bordit por do të kishte gjithmonë një fund. Në janar 2003 Joan Laporta prezanton një epokë të re shumë lojtarë të rinj në ekip. FC Barcelona bleu super yje si Ronaldinho, Messi, Eto dhe Deco dhe fitoi La Liga në 2005, 2006, 2009 dhe 2010 dhe Ligën e Kampionëve në 2006 dhe 2009. Sukseset e Barçës nuk mbaruan me kaq ,një kohë më e suksesshme vjen nën trajnerin Josep Gardiola i cili vetë ka luajtur nën Cryuff ‘Dream Team’. Gjatë kësaj kohe, Barca fitoi 14 tituj përfshirë kampionate Spanjolle (2009, 2010, 2011), Ligën e Kampionëve (2009 , 2011), Kupat e Spanjës (2009, 2012), Super Kupa e Spanjës (2009, 2010, 2011). Barcelona sot e sheh veten si mbrojtëse të të drejtave dhe lirisë dhe duke qënë më shumë se një klub ndërkombëtar ka krijuar Fondacionin jofitimprurës FC Barcelona në 2006 tek i cili dhuron 0,7 % të të ardhurave të saj të zakonshme në bashkëpunim me UNICEF. Simboli i pavarësisë, demokracisë dhe kundërshtimit ndaj shtypjes i dha Read Madridit simbolin e qeverisë së urryer qëndrore në pjesën më të madhe të historisë së rivalitetit. Për katalanasit, Real Madrid ishte gjithashtu ‘më shumë se një klub’. Për shumë tifozë, ndeshja kundër Realit është një nga datat më të rëndësishme të vitit dhe stadiumi është i shitur plotësisht.
Futbolli jonë ka nisur shumë më herët se të krijohej kombëtarja dhe organet shoqëruese drejtuese. Bëhet fjalë për vitin 1930, vit që merr jetë kombëtarja e futbollit të Shqipërisë e cila u drejtua nga Shoqata Shqiptare e Futbollit dhe sot ajo garon në tre turne të mëdha ndërkombëtare Kupën e Botës FIFA, Kampionatin Europian UEFA dhe Ligën e Kombeve UEFA. Shqipëria fiton Kupën Ballkanike 1946 dhe Turneun Ndërkombëtar në Malta Rothmans 2000 të vetmet trofe në histori. Ndërsa në Euro 2016 kombëtarja bëri debutimin në një turne të madh të futbollit pas 50 vjetësh dhe renditja më e lartë botërore në FIFA e Shqipërisë ishte e 22-ta në gusht 2015. Në shek. XX krijohet Shoqata Shqiptare e Futbolli FSHF në 6 qershor 1930. Gjatë një kongresi të mbajtur midis 12 dhe 16 qershorit të atij viti Shqipëria pranohet edhe në FIFA. Kombëtarja luajti ndeshjen e parë ndërkombëtare kundër Jugosllavisë në 1946 e cila përfundoi me humbje 3-2 në shtëpi në Qemal Stafa. Në 1946 për herë të pare marim pjesë në Kupën Ballkanike ku arrijm finalen dhe fitoren e saj ndaj Rumanisë me rezultatin 1-0 . Shqipëria ishte një nga anëtarët themelues të UEFA në 1954 por iu desh viti 1962 për të garuar në Euro Cup ,e vetmja kohë që kombëtarja arrin midis 16 ekipeve më të mira të Kontinentit ku u rendit e 9 e turneut. Për herë të parë në 1966 u përfaqësuam në fazën kualifikuese të një Kupe Bote në edicionin e 1966 në Angli. Skuadra në Grupin 5 e përfundoi garën në pozicionin e fundit me vetëm një pikë nga gjashtë ndeshje. Në 1968 kualifikueset e Europianit ,Shqipëria mori një barazim 0-0 kundër Gjermanisë Perëndimore dhe i mohoi atyre pjesëmarrjen në finalet e UEFA. Vitet e mëvonshme përfaqesuesja nuk mori pjesë në kualifikueset e Kupës së Botës 1970, UEFA Euro 1972, UEFA Euro 1976, Kupa e Botës 1978 dhe UEFA Euro 1980 për arsye politike. Pas gjashtë vitesh pa luajtur asnjë ndeshje ndërkombëtare rikthehemi në kualifikueset e Kupës së Botës 1982, duke arritur vendin e parafundit për herë të parë në këtë stad dhe Finlanda vendin e fundit në atë kohë. Kualifikueset e Kupës së Botës 1990 ishin performanca më e keqe në historinë e kombëtares pasi mori 6 humbje në po aq ndeshje të luajtura ,kurse në ato të vitit 2002 njohim një fitore 2-0 ndaj Greqisë nga përfaqesuaesja dhe në UEFA Euro 2004 mposhtim 3-1 Rusinë në Loro Boriçi me një debutim të trajnerit gjerman Hans Peter Briegel i cili e drejtoi kombëtaren të pamposhtur në ndeshjet në shtëpi. Pavarësisht rezultateve të mira Shqipëria e përfundon grupin në vendin e parafundit me vetëm tetë pikë. Dy muaj pasi Greqia mundi Portugalinë në finalen e Kampionatit Europian e mundi 2-1 kombëtarja jonë në shtëpi duke regjistruar një rezultat historik. Në UEFA Euro 2008 fitojmë dy herë në dy ndeshjet kundër Luksemburgut, një barazim 2-2 me Bjellorusinë, 0-0 jashtë me Bullgarinë dhe përfundon me një humbje 6-1 në Rumani, e cila rezultoi në dorëheqjen e trajnerit Otto Barić. Arie Haan trajneri i ri bëri një paraqitje shumë negative me kombëtaren duke fituar vetëm një ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës 2010. Haan u zëvendësua nga Josip Kuže në maj 2009 dhe trajneri i ri nuk mundi të bënte më mirë në kualifikueset e UEFA Euro 2012 me vetëm nëntë pikë nga dhjetë ndeshje. Më pas vjen Gianni de Biasi Italian dhe Shqipëria shkruan historinë duke u kualifikuar në UEFA Euro 2016, paraqitja e saj e dytë në një turne të madh të futbollit.Në turne Shqipëria humbi 0-1 nga Zvicra dhe 0-2 ndaj Francës por mundën Rumaninë 1-0 .Ekipi përfundoi i treti dhe nuk përparoi përtej fazës së grupeve. Pas Kampionatit Europian në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, Shqipëria dështoi të kualifikohej dhe përfundoi në vendin e 3 ,një rezultati i mirë në histori. Pas dorëheqjes së Gianni De Biasi, Christian Panucci e zëvendëson dhe pason një lojë e dobët në Ligën e Kombeve UEFA 2018-19, duke fituar vetëm me Izraelin dhe humbur tre të tjerat. Pas dështimit Panucci shkarkohet për tia lëne vendin Edoardo Rejas që solli një përmirësim të vogël dhe rezultate të njëjta në kualifikueset UEFA Euro 2020, duke arkivuar vendin e 4 zhgënjyes .
Sheffield Football Club është një klub futbolli anglez nga Sheffield, South Yorkshire, megjithëse tani është i vendosur në Dronfield, Derbyshire. Ata aktualisht garojnë në Divizionin e Ligës Premier, Premier Veriore një Jug-Lindje. I themeluar në tetor 1857, klubi u njoh nga FIFA si klubi më i vjetër ekzistues që ende luan futboll në botë. Sheffield FC fillimisht luajti lojëra nën Rregullat e Sheffield dhe nuk miratoi zyrtarisht rregullat e reja të FA deri në 1878. Klubi garon në derbin e Rregullave me fqinjët afër Hallam. Në 2004 atyre iu dha Urdhri i Meritës i FIFA - një çmim i dhënë vetëm një klubi tjetër: Real Madrid - dhe në 2007 ata u futën në Sallën e Famës të Futbollit Anglez, për të përkujtuar 150 vjetorin e tyre. Në fushë, ora më e mirë e klubit erdhi në 1904 kur ata fituan Kupën FA Amatore, një konkurs i konceptuar pas një sugjerimi nga Sheffield. Ata gjithashtu përfunduan si nënkampionët e FA Vase në 1977. Në 1855, anëtarët e një klubi kriketesh të Sheffield organizuan goditje informale pa ndonjë rregull zyrtar. Më pas, dy anëtarë, Nathaniel Creswick dhe William Perst, formuan Klubin e Futbollit Sheffield. Në foto ekipi i Sheffield F.C. të vitit 1857, ende duke luajtur nën "Sheffield Rules" Takimi përurues i klubit u zhvillua më 24 tetor 1857 në Parkfield House në periferi të Highfield. Selia origjinale ishte një serë në East Bank Road huazuar nga Thomas Asline Ward, babai i presidentit të parë të klubit Frederick Ward, dhe fusha ngjitur u përdor si terreni i tyre i parë i lojës. Fillimisht, ndeshjet e Sheffield FC u luajtën midis vetë anëtarëve të klubit dhe morën formatin "Married v Singles" ose "Professionals v the Rest". Creswick dhe Perst ishin përgjegjës për hartimin e rregullave të lojës së klubit, të cilat u vendosën në AGM të klubit në 21 Tetor 1858, dhe u botuan vitin pasardhës. Ata u referuan si Rregullat e Sheffield, dhe ishin grupi i parë i detajuar i rregullave të futbollit që u botuan nga një klub futbolli (në krahasim me një shkollë ose universitet). Në atë kohë, përpara formimit të Shoqatës së Futbollit (FA), shumë lloje të ndryshme të futbollit ishin të njohura në Angli. Për shembull, secila prej shkollave të ndryshme publike luanin futboll sipas rregullave të tyre individuale, dhe këto ndryshonin shumë. Rregullat e Sheffield u miratuan më vonë nga Shoqata e Futbollit Sheffield kur u formua në 1867. "Ligjet për udhëzimin e anëtarëve që luajnë", siç u botua në 1859 Fqinji i afërt i Sheffield, Hallam, u formua në 1860 dhe në të njëjtin vit të dy klubet u takuan së pari me njëri-tjetrin në një derbi lokal i cili ende kontestohet sot. Deri në vitin 1862 kishte 15 klube në zonën e Sheffield. Ata u bënë anëtarë të Shoqatës së Futbollit më 30 nëntor 1863 por vazhduan të përdorin rregullat e tyre. Më 2 janar 1865, klubi luajti ndeshjen e tij të parë jashtë Sheffield kundër Nottingham, duke luajtur tetëmbëdhjetë a-një nën Nottingham Rules. Në këtë kohë klubi kishte vendosur që vetëm të luante ekipe jashtë Sheffield në mënyrë që të kërkonte një sfidë më të madhe. Më 31 Mars 1866, Sheffield luajti një ekip "London" nën rregullat e FA në Battersea Park. Ndeshja, e luajtur si njëmbëdhjetë mënjanë, u fitua nga Londra me 2 gola dhe katër prekje deri në zero. Sidoqoftë çështja e rregullave mbeti një problem me klubet e Sheffield që vazhdonin të luanin sipas rregullave të tyre. Një numër propozimesh rregullash nga klubi u refuzuan nga FA në shkurt 1867 dhe Komiteti i Londrës hezitoi të angazhohej për ndeshje të mëtejshme rreth refuzimit të Sheffield për të luajtur rreptësisht me rregullat e FA. Klubet e Sheffield më në fund miratuan rregullat e FA në 1878. Në 1873 klubi hyri në Kupën e FA për herë të parë, barazimi i tyre i parë në garë, kundër Shropshire Wanderers, duke u vendosur pas një përsëritjeje nga një hedhje monedhe; e vetmja herë në historinë e konkursit që barazimi është vendosur në këtë mënyrë. Ata do të arrinin në Raundin e 4-të të konkursit në vitet 1877–78 dhe 1879–80. Ngurrimi i tyre për të luajtur kundër klubeve lokale çoi në formimin e E enjte Wanderers në 1876, një ekip lojtarësh të regjistruar në Sheffield të cilët dëshironin të luanin në Sheffield Challenge Cup. Wanderers operuan nga 1876 në 1879, duke fituar kupën në vitin e tyre të fundit. Rënia e Sheffield nga niveli i lartë i futbollit filloi me futjen e profesionalizmit në korrik 1885, me amatorët e Sheffield që nuk arritën të garonin me skuadrat profesioniste, duke humbur shumë atë vit nga Aston Villa, Nottingham Forest dhe Notts County. Pas legalizimit të profesionalizmit, Sheffield me vendosmëri amatore i sugjeroi FA krijimin e një kupe ekskluzivisht për klubet amatore. Kupa e Amatorëve FA u përurua në 1893 dhe vetë Sheffield fitoi garën në 1904. Ata u bashkuan në garën e tyre të parë në ligë në 1889 kur hynë në Midland League, por u larguan pas vetëm një sezoni kur përfunduan në fund të tabelës. Ata ishin gjithashtu anëtarë themelues të Lidhjes origjinale të Yorkshire në 1898, por përsëri ata kaluan vetëm një sezon të vetëm në konkurs. Pas fundit të shekullit, Sheffield konkurroi kryesisht në ligat lokale. Deri në vitet 1925–26 ata po garonin në Lidhjen e Shoqatës së Sheffield. Pesëdhjetë vjet pas largimit nga gara, klubi u bashkua përsëri me Yorkshire League, në 1949. Tre vjet më vonë ata fituan promovimin në Divizionin Një, por u rikthyen përsëri në Divizionin Dy në 1954. Ata u kthyen në krye të avionit në kohën e parë kur kërkuan më parë duke hyrë në njëqindvjetorin e tyre në 1957. Festimet përfshinin lojëra kundër ekipit të Anglisë B në Hillsborough dhe anës tjetër të amatorit Queen's Park FC në Bramall Lane. Në 1961, Sheffield u rikthye përsëri në Divizionin Dy, vetëm që u kthye në fluturimin e lartë përsëri në 1967, dhe pastaj vetëm për një sezon tjetër para një rënie tjetër. Tre vjet më vonë, në 1970, ata zbritën përsëri, në Divizionin e sapoformuar Tre. Klubi do të kalonte gjashtë sezone në divizionin e bodrumit të Lidhjes Yorkshire, duke përfunduar aq i ulët sa i 10-ti në 1974. Ata më në fund filluan ta kthejnë pasurinë e tyre në 1976 duke u kthyer në Divizionin Dy, dhe një vit më vonë ata u kurorëzuan si kampionë të Divizionit Dy për t'u kthyer në Divizioni Një. Në të njëjtin sezon, Sheffield arriti në finalen e FA Vase të sapo formuar. Në stadiumin Wembley, ata barazuan 1–1 me Billericay Town, para se të mundeshin 1–2 në sërish në City Ground në Nottingham. Kur Lidhja Yorkshire u bashkua me Midland League për të formuar Ligën Lindore të Qarqeve Veriore (NCEL) në 1981, Sheffield u vendos në Divizionin Një Jug të garës së re. Ata qëndruan në këtë divizion për tre sezone para se liga të ristrukturohej, me klubin që u riemëroi në Divizionin Një të sapo formuar. Në vitin 1989 ata fituan titullin e Divizionit Një, por ata u tërhoqën përsëri një vit më vonë për shkak të mungesës së dritave të dritës. Në kohën e parë të kërkuar Sheffield përsëri fitoi titullin e Divizionit Një, kësaj radhe duke qëndruar në NCEL Premier Division për 15 vjet. Në vitin 1994 klubi fitoi Kupën e të Lartëve Sheffield & Hallamshire për herë të parë, duke mundur Worksop Town me penallti në Hillsborough. Ata më vonë do ta fitonin trofeun në katër raste të tjera gjatë gjithë viteve 2010. 2007 ishte një vit i rëndësishëm për Sheffield F.C. ndërsa hynë në vitin e tyre të 150-të. Ata përfunduan si nënkampionë në kampionat për të siguruar ngritjen në Premier League Premier (NPL) për herë të parë. Në tetor 2007, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter mori pjesë në darkën e përvjetorit të klubit dhe muajin pasues klubi luajti ndeshje kremtimi përvjetori kundër Internazionale dhe Ajax në Bramall Lane. Legjenda e futbollit Pelé ishte mysafir nderi në ndeshjen e parë dhe u prezantua në ekipe dhe tifozët para ndeshjes. Ndeshja përfundoi 5–2 me Interin, me 18,741 mbështetës që ndoqën ndeshjen. Skuadra e Interit përfshinte fituesin e Kupës së Botës Marco Materazzi dhe një të ri Mario Balotelli. Si pjesë e vizitës së tij, Pelé hapi një ekspozitë e cila përfshinte shfaqjen e parë publike në 40 vjet të rregullave origjinale të shkruara me dorë të futbollit.
Sheffield ka arritur në play-off të NPL Division One South në tre raste, por deri më tani nuk ka arritur të fitojë promovim. Në fushatën e tyre të parë në Divizionin një Jug në 2008 ata arritën në finale, duke humbur me penallti nga Nantwich Town, para se të nokautoheshin në gjysmëfinale në 2010 dhe 2012. Klubi për herë të parë luajti në FA Trofe në 2007 pasi fitoi promovimin në NPL, por deri më tani nuk kanë arritur të kalojnë në raundet kualifikuese. |