‘’Shkollat e “hershme” shqipe në Vushtrri me rrethinë Revolucioni i Turqve të Rinj dhe hapja e shkollave shqipe në rajonin e Vushtrrisë
Në fillim të shekullit të XX, trualli ku banonte populli shqiptar në Ballkan, dërmueshëm ishte në kuadër të Perandorisë Osmane. Kjo e fundit kishte probleme të ndryshme, ndaj ishte krijuar një “klimë” që për të zgjedhur këto probleme, duhej ndryshime të bëheshin edhe në qeverisje, respektivisht të ruhej terësia e perandorisë në fjalë, dinastia, por pushteti absolut (i sulltanit) të shndërrohej në monarki kushtetuese parlamentare, e pikërisht kjo e fundit i tërhiqte edhe shqiptarët, që mendonin se me këtë ndryshim, ata do të kenë mundësi të lëvronin kulturën e tyre. Me fjalë tjera, do t’kishin mundësi të hapin shkollat në gjuhën shqipe, të krijonin klube e shoqata kulturore, të shtypnin tekste në gjuhën amëtare, të botonin revista, gazeta, të zhvillojnë më hovshëm ekonominë në trevat tyre shqipfolëse, dhe e gjithë kjo do u mundësonte atyre të jetonin dinjitetshëm në vendin e tyre. Kjo do të thoshte të ngritej statusi i tyre në nivel autonomie. Këtej, Shoqëria “Përparim dhe Bashkim (Teraki ve Ittihad)”, e riformuluar më vonë “Bashkim dhe Përparim”, ishte ithtare në propagandim për këto ndryshime, duke marrë parasysh edhe kërkesat e shqiptarëve (dhe popujëve të tjerë të sunduar), ndaj kështu propagandohej çështja shqiptare edhe me prezentimin e figurave të rendësishme popullore në shtypin e kohës, fjala vjen, kolegu Gentrit Smakaj, në studimet e tij në Turqi, ka gjetur një fotografi të figurës famëmadhe të arbnesho-shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kështu, kishte rrjedhur një tubim në Ferizaj, në korrik të vitit 1908, i njohur ndryeshe si Tubimi i Ferizajit, përmes cilit kërcënohej sulltani në miratimin e kushtetutës. Të dhënat e kohës tregojnë për praninë e madhe të shqiptarëve në tubimin në fjalë, që ishte inicuar nga Turqit e Rinj (Xhonturqit), gjersa edhe vushtrriasit kishin pas qenë pjesëmarrës, qoftë përmes figurave të dalluara të kohës, porse të shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm të njerëzve, natyrisht këta të fundit, të armatosur, për këtë n’a bëjnë me dije të dhënat e kohës të Sylejman Kulçes (për më shumë shih, Firsofik toplantisi ve mesrutiyet, Izmir, 1944. Në gjuhën shqipe, i bie, Mbledhja e Ferizajit dhe Konstitucioni, për këtë përkthim, e falënderojmë Sadedin Gubetinin), që thoshte, parafrazoj: Turqit e Rinj u kishin bërë thirrje shqiptarëve të Vuçitërnës (Vushtrrisë) të vinin të armatosur në Tubimin e Ferizajit. Këtej, meqenëse ushtria osmane ishte ndarë në dysh, qysh e vërtetojnë edhe vet Kujtimet e Sulltanit Abdyl Hamitit II, që janë evidentuar në librin e sulltanit (apo ndoshta ai folur e të tjerët shkruar me urdhër të tij?!) në fjalë, të titulluar Kujtimet e mia nga politika. Në këtë situatë të shpërthimit të një revolucioni të quajtur Revolucioni i Korrikut apo Revolucioni Xhonturk, kah fillimi i javës së katërt të muajit të sapopërmendur, u shpallë Kushtetuta, apo erdhi Hyrjeti, që shqipërohet me ardhjen e Lirisë. Një moment gëzimi i madh ky për shqiptarët, për këtë na tregojnë edhe shënimet e mikes së shqiptarëve, Edith Durhamit, në librin, Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, e cila ndodhej në atë kohë në qytetin e Shkodrës. Sipas saj, shqiptarët mysliman e katolik ishin bashkuar, malësorët ishin veshur me rrobat më të mira që kishin, duke zbrazur pushkët e duke brohorisur Rroftë Kushtetuta. Një shembull tjetër mund ta marrim qytetin e Mitrovicës, që është shumë afër gjeografikisht me Vushtrrinë. Këtu (n’Mitrovicë), ishte qendra e garnizonit, me marshallin Fevzi Çakmakun, ky i fundit kështu i shpjegon ndodhitë e asaj kohe: Njerëzit, të rinj apo të moshuar, përqafonin njëri-tjetrin, këta të fundit qanin nga gëzimi, ngase kësilloj gëzimi më herët në jetën e tyre nuk kishin përjetuar. Ata që kishin marrë armët, shtinin pa ndërprerë në ajër, e këta që nuk kishin marrë armët, përgëzonin të armatosurit me shprehjet, të lumtë pushka, të puthsha grykën e pushkës, t’u baftë pushka top, etj…”gjersa osmanlinjët e dinin se gjuajtja në ajër me pushkë nga shqiptarët, simbolizonte gëzimin për ata…(për më shumë, shih: Isa Prekadini, Kujtime nga Stambolli). Një situatë gëzimi natyrisht që ka ngjarë edhe në rajonin e Vushtrrisë, fjala është tek popullata shqiptare. Megjithëse, siç e shohim në vitet e mëpastajme ka pasur edhe ndonjë mospajtim me ndryshimet, kjo ka ndodhur tek ndonjë të priveligjuar të sistemit të mëparshëm, apo tek ndonjë klerik (që këta të fundit veçanarisht kërkohej të shkruarit me alfabet arab, ndërkohë që Kongresi i Manastirit që kishte zhvilluar punimet mbas revolucionit të sipërpërmendur, kishte vendosur që të shkruarit të bëhej me dy alfabete, atij të Stambollit dhe atij të Bashkimit-Latin, ky i fundit do gjente shtrirje përdorimi me kalimin e kohës…), megjithatë jo pak nga klerikët i kishin pas përkrahur zhvillimet progresive të shqiptarëve. Këtu, natyrisht kjo falë edhe punës së patriotëve shqiptarë, si fjala vjen e Hasan Prishtinës, i cili nga ndikimi i madh që kishte në popull, ai do të arrinte të qonte para agjenden e Tij. Këtej, këtu do paraqesim edhe një dokument arkivor të vitit 1909, që kemi botuar më herët, e që ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave në Republikën e Shqipërisë-Tiranë dhe në Arkivin Ndërkomunal-Mitrovicë. Dokumenti në fjalë, fletë për letrën e klerit dhe parisë së Prishtinës që e lusin deputetin Hasan Prishtinën, të ndërmjetësoj për përdorimin e gjuhës shqipe në shkolla. Duke marrë parasysh këto rrethana, në rajonin e Vushtrrisë, dhe jo vetëm, ka pasur hapje të shkollave shqipe, anipse jo mbajtur për kohë të gjatë të tilla, për shkak të ndryshimit të rrethanave që do ti përmendim më vonë. Këtej, gazeta Dielli, që dilte nga shoqëria Besa-Besën në Boston, nën përkujdesjen e veprimtarit Fan Noli, për të cilën na fletë hulumtuesi Yll Zajmi (Shih, punimin e tij, Kontributi për njohjen e jetës së Fan Nolit II, në revisten Koha, 1984), na tregon se vushtrriasi Hasan Prishtina më 26.11.1909 kishte hapur edhe një shkollë tjetër shqipe në Vushtrri/Vuçitërnë, më saktësisht aty ku ndodhej shtëpia e tij. Nga kjo e dhënë kuptojmë jo vetëm që në vendbanimin e sapopërmendur ishte hapur një shkollë shqipe, porse para saj ishin hapur edhe ndonjë tjetër shkollë shqipe. Mandej, ishte hapur klubi shqiptar i cili zhvillonte aktivitete kulturoro-atdhetare, sikurse që ishin hapur edhe në vende të tjera ku flitej shqipja. Tutje, në Shkollën Normale/Pedagogjike të Elbasanit, e cila ishte hapur në këtë kohë, ishin dërguar nga trualli shqipfolës një numër i konsiderushëm i njerëzve që atje të “gatiteshin mësuesit” e mandej të shpërndaheshin nëpër vendet e ndryshme shqiptare dhe të përhapnin dijen përmes mësimdhënies. Kësisojshëm, neve kemi gjetur emra që edhe nga rajoni i Vushtrrisë/Vuçitërnës kanë ndjekur mësimet në Normalen/Pedagogjiken në Elbasan. Me fjalë të tjera, këtë momentum të krijuar, shqiptarët filluan ta shfrytëzojnë për livrimin e kulturës së tyre. Por, politika e Turqve të Rinj (Xhonturqve), filloi të ndryshoj, ngase kishte frikën nga rritja e vetëdijes kombëtare të shqiptarëve, e kur këtu kihet parasysh fakti se Bosnja e Hercegovina kishte rënë nën ndikimin austrohungarez, pra edhe ligjërisht po iu shkëputej osmanlinjëve nga shteti i tyre, sikurse që, Bullgaria kishte pas shpallur pavarësinë e saj. Këtej, ndryshimi i politikës së osmanlinjëve ndaj shqiptarëve nënkuptonte, propagandimin e përdorimit të shqiptarëve në të shkruar me alfabetin arab e jo atë latin, mbylljen e shkollave shqipe, mbylljen e klubeve shqiptare, mbylljen e shoqatave shqiptare, e të tjera. E gjithë kjo i kishte vënë ballë për ballë shqiptarët me qeverinë xhonturke. Nga e gjithë kjo kuptojmë, se shkollat shqipe ishin hapur në rajonin e Vushtrrisë/Vuçitërnës, diku pas Revolucionit të Turqve të Rinj, megjithëse nuk kishin mbetur për kohë të gjatë të hapura, ngase ishin luftuar nga qeveria xhonturke, e më vonë, kishin ndodhur luftërat ballkanike, megjithatë, këto zhvillime kishin ndikuar në rihapjen e shkollave shqipe edhe gjatë Luftës së Parë Botërore, kur këndej ishte dokur Perandoria Austro-Hungareze, gjersa shqiptarët “morën edhe njëherë frymë më lirshëm”. ‘’
0 Comments
Pas fushatave të gjata shumë larg nga vendi amë , në tokat e largëta të Indisë ,mbreti maqedonas Aleksandri i madh u drejtohet ushtarëve të tij i zhgënjyer nga rebelimi i tyre: ‘’..Ajo që dua tju them tani nuk ka për qëllim t'ju ndalojë kthimin në shtëpi. Për aq sa më përket mua, mund të shkoni ku të doni. Por unë dua që ju të dini se si jeni sjellë ndaj meje dhe si ju kam trajtuar unë juve. Siç është e drejtë ,po filloj nga babai im Filipi. Kur ai ju gjeti, ju ishit fshatarë të thjeshtë, të veshur me lëkurë, duke kullotur dele në shpatet e maleve dhe mezi i mbroheshit nga fqinjët tuaj. Me të ju filluat të jetoni në qytete me ligje dhe taksa të favorshme. Ai ju shndërroi nga skllevër në sundimtarë mbi shumë barbarë që provuan të plaçkitin vendin tuaj. Ai pushtoi pjesën më të madhe të Thrakisë, duke marrë portet më të mira, kështu erdhi tregtia dhe prosperiteti dhe minierat u vunë në punë të qëndrueshme. Thesalianët, ata që të tmerronin dikur! Ne tani i sundojmë ata! Athinasit dhe Theba, gjithmonë kërkojnë shansin për të sulmuar Maqedoninë dhe u bënë aq të përulur. Kontributi im i vogël në luftë, ata sot nuk marrin më haraç nga Maqedonia, përkundrazi mbrojtja e tyre varet në dorën tonë! Babai im shkoi në Peloponez dhe e vendosi atë nën thundër, saqë u shpall komandanti suprem i të gjithë grekërve në fushatat kundër persëve. Një nder jo vetëm për vete por për të gjithë maqedonasit. Kjo është ajo që babai im Filipi bëri për ju. Mjaft e madhe ,por e vogël krahasuar me atë që keni marrë ju nga unë. Kaluam Helespontin edhe pse inferior ndaj persëve ende komandojmë detin. Mundëm ushtritë e mbretit të madh Darius dhe ju bëra sundimtarë të Ioniasë, Aeolisit, Phrigias dhe lidisë dhe Miletusin nën rrethim. Pjesa tjetër u dorëzua me dëshirë dhe pasuria e tyre u bë e juaja. Të gjitha pasuritë e Egjiptit dhe të Cirenës, të cilat i fitova pa luftë janë tuajat tani. Siria, Palestina, Mesopotamia, Babilonia janë të gjitha për ju! Pasuria e Lidisë, thesaret e Persisë, xhevahiret e Indisë dhe detet anëembanë! Tani jeni satrapë. Ju jeni gjeneralë dhe kapitenë. Çfarë kam mbajtur për vete, përveç kësaj manteli me diademë vjollcë? Asgjë ,asnjë nuk mund të tregojë një pasuri timen, vetëm gjërat që kam nën besim nga ju. Dhe çfarë do të bëja me to gjithsesi? Unë ha ҫfare hani ju. Nuk pushoj më shumë se ju. Shumë herë e kam kaluar natën roje në mënyrë që ju të mund të flini të qetë. Kush nga ju ka besuar se ai ka punuar më shumë për mua sesa unë për atë. Më thoni ! Nëse keni plagë në trup mi tregoni! Unë do ju tregoj të miat. Nuk ka asnjë pjesë të trupit tim, që nuk ka plagë. I mbuluar me shenja nga çdo armë që mund tju shkojë në mendje, shpata, shigjeta, gurë, shkopinj. Të gjitha për hir të jetës suaj, lavdisë dhe pasurisë suaj. E megjithatë këtu jam akoma, duke ju udhëhequr, si pushtues i tokës dhe detit, maleve, lumenjve dhe fushave. Ne i festuam dasmat bashkë. Shumë nga fëmijët tuaj do të jenë kushërinjtë e mi. Unë kam paguar borxhet tuaja pa pyetur se si i keni marrë ato, edhe pse paguheni mjaft mirë dhe plaçkitni çdo qytet që pushtojmë. Shumë prej jush fituan kurora të arta, tituj guximi dhe nderi nga dora ime. Cilindo nga ne që u vra dhe takoi fundin e lavdishëm, e varrosëm me nderime të plota. Shumë u përjetësuan në statujat e bronzit në Maqedoni. Familjet e tyre janë të nderuara dhe nuk paguajnë asnjë taksë. Nën komandën time, asnjë ushtar nuk është vrarë duke u arratisur nga fusha e betejës. Dhe dua të dërgoj disa prej jush që janë plagosur ose gjymtuar, ose janë plakur, për t'u mirëpritur në shtëpi si heronj. Por meqë dëshironi të shkoni, tani të gjithë ju. Shkoni, shkoni në shtëpi dhe u thoni atyre se mbreti juaj, Aleksandër, pushtuesi i persëve, medëve, baktrëve dhe skitëve që tani sundojn mbi partianët, kuarezmët dhe hyrakianët deri në detin Kaspik, i cili ka marshuar mbi malet e Hindu Kush ,kaloi Oxus dhe lumin Taina, deri në indi, i pari që e kaloi pas vetë Dionisit. Edhe unë do të kisha kaluar në hifazë nëse ju do iu kishe pushtuar frika ... ... kush lundroi në detin e madh nga brigjet e Indit, kaloi shkretëtirën e Gedrosisë, ku askush nuk ka udhëhequr kurrë një ushtri përtej saj. Cilët morën Karmenian ndërsa flota jonë lundronte në Gjirin Persik ... Kur të arrini në shtëpi u thoni se kur shkuat në Susa, e braktisët mbretin dhe u kthyet, duke e lënë nën mbrojtjen e të huajve që pushtuam. Mbase ky raportim i juaji do të duket i lavdishëm në sytë e një burri dhe i denjë në sytë e perëndive. ’’ Në vitin 2015, një ekip kërkimor arkeologjik Serbo-Kanadez zbuloi në një shpelle me emrin Pešturina në Serbinë Lindore, mijëra vegla guri dhe eshtra kafshësh. Më vonë u gjet dhe një dhëmb i vogël, të cilin e identifikuan si njerëzor. Një dhëmb i vetëm mund të mos duket shumë, por mbart shumë informacion dhe nga kjo mundësi u zbulua vjetërsia 100 000 vjeҫare. Rezultatet e analizës së dhëmbit tregojnë se i përket një Neandertali. Fosilet Neandertali janë gjetur në Kroaci dhe Greqi dhe ato janë relativisht të rralla në Ballkan, krahasuar me Europën Perëndimore dhe Lindjen e Mesme. Ky është Neandertali i parë i gjetur ndonjëherë në Serbi. Ata ishin një grup njerëzish të lashtë që jetuan në Euroazi gjatë epokës së Akullnajave. Paraardhësit e tyre më të hershëm jetonin në Spanjë gati gjysmë milioni vjet më parë, dhe diapazoni i tyre u zgjerua gradualisht drejt lindjes së Europës, Lindjes së Mesme deri në Siberi. Rreth 100 000 vjet më parë, njerëzit modernë,paraardhësit tanë filluan të migrojnë nga Afrika deri në Euroazi. 60 000 vjet më vonë, Neandertalët filluan të zhdukeshin nga Europa, duke u tërhequr drejt perëndimit të spostuar nga njerëzit modernë dhe rreth 30 000 vjet më parë, Neandertalët e fundit të mbetur në Spanjë u shuan. Ata ishin më të mëdhenj dhe më të fortë por paraardhësit tanë më të zgjuar dhe fituan këta të fundit. Në udhëkryqin e Europës, Gadishulli Ballkanik përfaqëson kryqëzimin e disa korridoreve të rëndësishme të migrimit. Lumenjtë si Danubi u bënë rruga ku migruan për herë të parë njerzit modernë, duke kaluar nëpër luginat që për Neandertalët quheshin shtëpi. Shpella Pešturina qëndron përgjatë një prej këtyre rrugëve të migrimit në Nishin e sotëm. Megjithëse është fosili ia parë i gjetur në atë zonë i Neandertalit mbetjet e kulturës së tyre tregojnë se ata jetuan atje. Më vonë migrantët e hershëm njerëzorë e bënë shpellën shtëpinë e tyre dhe mbetjet e këtij grupi shoqëror e vërtëtojnë përsëri por në një kohë më të vonë. Një dekadë më parë, në një shpellë tjetër jo shumë larg të parës me emrin Mala Balanica, u gjet një kockë nofulle njerëzore gjysmë milioni vjet e vjetër, fosili më i vjetër njerëzor në Ballkanin Qëndror dhe një nga më të vjetrit në Europë. Kjo kockë nofulle nuk i përkiste Neandertalit, por një lloji më të vjetër të quajtur Homo heidelbergensis. Arkeologët pritet të gjejnë mbetje edhe më të vjetra. Fosilet më të vjetër datojnë 1.8 milion vjet më parë në Gjeorgji dhe 1.4 milion vjet më parë në Spanjë. Dhëmbi nga Pešturina është një hap i vogël, por emocionues drejt rindërtimit të parahistorisë komplekse të migrimit njerëzor dhe kontakteve kulturore në Ballkanin Qëndror.
Në 22 qershor 1936, Moritz Schlick, kryetar i filozofisë natyrore në Universitetin e Vjenës u qëllua për vdekje nga një ish-student ndërsa ecte për të mbajtur një leksion. Johann Nelböck, i cili ishte diagnostikuar me psikopati skizoide, besonte se Schlick ishte rivali i tij dhe pengesa e qëllimshme e axhendës së Nelböck. Duke raportuar krimin, disa gazeta gjermane dhe austriake sollën një këndvështrim tjetër të ngjarjes. Duke qënë që ngjarja ndodhi gjatë një trazicioni shoqëror në popujt gjermanikë, filozofia e Schlick u cilësua si fyese për karakterin kombëtar kurse plumbat e Nelböck nuk udhëhiqeshin nga çmenduria por ‘nga logjika e një shpirti, të privuar nga kuptimi i jetës’. Madje kjo ngjarje për shumë si shtysë e mundshme ndaj Çështjes Hebraike. Libri i David Edmonds gjurmon zhvillimin e rrethit të Schlick, nga ata dhe grupi i studiuesve të shkolluar shkencërisht përfshirë filozofin Rudolf Carnap, logjistin Kurt Gödel, matematikanin Hans Hahn dhe sociologun Otto Neurath. Nga ky rreth me ngjashmëri dhe ndryshime dolën ide të një mendjeje për shkencën si strukturë logjike e ndërtuar përmes përvojës dhe arsyes. Nga ky arsyetim i përbashkët lindi dhe pozitivizmi logjik , si lëvizja më në modë në filozofi. Vrasja e Profesor Schlick është një shfaqje e ndërlikimeve mes pozitivizmit logjik dhe shumë ithtarëve të tij. Sipas Kant dhe filozofëve të tjerë të vërtetat mund të jenë nxjerrë pa ndonjë njohuri mbi botën por duke hedhur bazat për ta kuptuar atë, pra të gjitha ngjarjet kanë një shkak. Teoritë e Ajnshtajnit sfiduan vlefshmërinë e këtyre të vërtetave. Me politikën dhe tensionin në rritje në shoqëritë gjermane dhe austriake, rindërtimi i veprës së Ajnshtajnit mori klasifikimin ‘fizikë e huaj’, një eufemizëm ndaj hebrenjve. E njëjta armiqësi iu bashkua pozitivizmit logjik si në rasti i vrasjes së Schlick. Pjesa më e madhe e grupit intelektual të Vjenës mes tyre dhe Schlick ishin hebrenj, gjysmë-hebrenj ose të martuar me hebrenj dhe shpesh herë këto grupe shoqërore cilësoheshin si modernistë. Pozitivizmi logjik i tyre nuk ishte vetëm integral në luftën kundër fashizmit, por dhe dallim mes kuptimit dhe marrëzisë, të vërtetës dhe trillimit. Në vitin 1935 Rrethi u akuzua për përhapjen e një logjike të re "që e dallonte veten nga logjika Ariane". Deri në vitin 1938, kur Austria u aneksua nga nazistët, shumica e anëtarëve të saj ishin larguar përgjithmonë nga Vjena. Këta refugjatë akademikë sollën teorinë e tyre në Britani dhe SHBA ku si ideologji njohu lulëzim deri kur filozofi britanik A.J.Ayer pohoi në vitet 1970 se defekti më i madh i pozitivizmit logjik ishte se ‘pothuajse e gjithë teoria ishte false’. Në gjyqin për vrasjen e Schlick, Nelböck u shpall fajtor por në vend të dënimit me vdekje, gjykatësi e dënoi me dhjetë vjet burg. Një vit më vonë, 1938, nazistët i dhanë liri me kusht. Në atë kohë hebrenjtë në Vjenë nuk mund të mbështeteshin më në logjikë ose në të vërtetën për të shpëtuar kokën.
Kosova një realitet ,një histori e dhimbshme ,heroike dhe një territor me histori të pasur. Ulpiana Romake dhe më pas Bizantine, një vend shumë i lakmuar në Ballkan, ndodhet jo shumë larg Prishtinës. Qyteti i braktisur ka qënë një nga më të rëndësishmit në rajon në kohën Klasike me hulumtimet e fundit tregojnë se është pushtuar vazhdimisht nga epoka e bronzit deri në periudhën bizantine. Sot qyteti po gërmohet me kujdes dhe po zbulon thesaret e tij të shumta dita ditës. Qyteti antik është i vendosur në tokë pjellore dhe kufizohet nga një lumë në njërën anë. Ka prova që vendi është banuar gjatë periudhës neolitike, rreth 9000 vjet pes. dhe nga dardanët dhe fise të tjera ilire gjatë periudhës klasike. Kur zona u pushtua nga Romakët, provinca Dardane u cilësua si provincë Romake e Moesisë së Poshtme. Rëndësia e Ulpianës u rrit për shkak të vendndodhjes strategjike, e vendosur në rrugën që lidhte pjesët Perëndimore dhe Lindore të Perandorisë Romake. Qyteti u bë i pasur dhe me popullsi të kulturuar dhe prosperiteti i saj arriti kulmin në shekullin e III deri në të IV pas Krishtit kur iu dha statusi i një komune vetëqeverisëse. Kur zona u pushtua nga Romakët, provinca Dardane u cilësua si provincë Romake e Moesisë së Poshtme. Rëndësia e Ulpianës u rrit për shkak të vendndodhjes strategjike, e vendosur në rrugën që lidhte pjesët Perëndimore dhe Lindore të Perandorisë Romake. Qyteti u bë i pasur dhe me popullsi të kulturuar dhe prosperiteti i saj arriti kulmin në shekullin e III deri në të IV pas Krishtit kur iu dha statusi i një komune vetëqeverisëse. Koha kaloi dhe rënia e Perandorisë Romake Perëndimore e dëmtoi Ulpianën por gjatë pushtimit afatshkurtër të Ostrogotëve të Teodorikut të Madh qyteti gëzoi përsëri prosperitetin e cila vazhdoi deri nën sundimin e Perandorisë Bizantine. Në mesin e shekullit të VI,Ulpiana u dëmtua rëndë nga një tërmet por u rindërtua nga Perandori Justinian dhe u riemërua për nder të tij. Fundi i Ulpianës filloi me ardhjen e avarëve dhe sllavëve që e plaçkitën dhe dogjën qytetin në shekullin e VII. Më vonë zona u bë një çmim i rëndësishëm mes rivalitetit të Bizantinëve dhe Perandorisë Bullgare. Gjatë ngritjes së Perandorisë Serbe iu dha rëndësi Prishtinës dhe Ulpiana filloi braktisjen. Në kulmin e tij, qyteti antik ishte i rrethuar nga mure dhe kulla të forta për popullsinë prej 20 000 njerëzish. Studiuesit kanë zbuluar një sistem tubacionesh të avancuar të periudhës nga të cilët njerëzit furnizoheshin me ujë. Porta dhe kullat veriore janë ende në këmbë. Hapësirën më të madhe qyteti e ka pasur 1.2 km katrorë. Zbulimet e arkeologëve kanë nxjerë në dritë mbetjet e një bazilike bizantine , pagëzimore me pellg të madh, banjo private e publike, statuja klasike etj. Por deri sot është zbuluar shumë pak nga pasuria e vërtetë e Ulpianës. Në jug të qytetit, është zbuluar një vilë që daton në periudhën romake me mozaik të hollë gjithashtu dhe dy vendvarrime të epokës Romake. Vjetërsia e varreve nuk është vetëm romake por dhe më e lashtë ilire apo pellazge dhe këtë evidencë etnie e gjen dhe në sarkofagë e sende me vlerë.
Vila Papyri është emri që i është dhënë një shtëpie private zbuluar në qytetin antik Romak Herculaneum. Vendndodhja e tij është afër Pompeit, që mbahet mend për shkatërrimin e tij gjatë shpërthimit të malit Vezuv në vitin 79 pes. Për shkak të kësaj katastrofe natyrore, ndërtesat e këtyre qyteteve u ruajtën nën një shtresë të trashë hiri vullkanik. Një nga ndërtesat e varrosur në hi ishte Vila e Papirëve, e quajtur kështu për shkak të zbulimit të një biblioteke në shtëpi me rreth 1800 rrotulla papirusësh të karbonizuara për shkak të shpërthimit vullkanik. Studiuesit besojnë se Vila e Papirëve i përkiste Lucius Calpurnius Piso Caesoninus, vjehrrit të Julius Caesar. Ajo është e vendosur në një shpat të malit vullkanit me pamje nga Gjiri i Napolit me një strukturë madhështore dhe sipërfaqe 30 000 metra katrorë duke përfshirë pishina, kopshte, ambiente banimi dhe pritjeje. Në 1752 u zbulua biblioteka e vilës dhe bashkë me të edhe papiruset. Koleksioni i kësaj biblioteke është relativisht i vogël por mbetet e vetmja bibliotekë e njohur që ka mbijetuar nga bota klasike. Ekspozimi ndaj gazit vullkanik dhe hirit i ka karbonizuar fletët dhe kthyer në copa të ngurta cilindrike e të djegura. Karbonizimi i rrotullave i ruajti ato në mënyrë efektive, megjithëse në të njëjtën kohë i bëri jashtëzakonisht të vështira për tu deshifruar. Përpjekjet për ti ҫ’koduar nuk ishin punë e lehtë, disa prej tyre u ngatëruan me qymyrin e drurit dhe u dëmtuan. Do të duhej shpikja e Antonio Piaggio për deshifrimin me anë të teknologjisë të këtyrë shkrimeve të brishta në një hark kohor shumë-vjeҫar. Në ditët e sotme përpjekjet për të deshifruar shkrimet e lashta përfshijnë zgjidhjen dixhitale, që përfshin metoda të tilla si rrezet X, fotografia dixhitale dhe mikroskopinë. Sidoqoftë, është akoma shumë e vështirë të shikosh shkrimet në papirus. Problemi kryesor është se boja dhe papirusët janë fizikisht të ngjashme, pasi romakët përdorën një bojë me bazë karboni të bërë nga mbetjet e tymit. Me pak fjalë, është më e vështira të dallosh shkrimet nga papirusët e karbonizuar.
Ka qenë një surprizë e bukur për këngëtaren me origjinë shqiptare, Ana Oxa marrja e pasaportës që i jep nënshtetësinë e vendit tonë. Në vendin e saj të origjinës, në Krujë, bashkë me Ardit Gjebrean ajo ka rrëfyer thirrjen e brendshme për të qenë shqiptare dhe marrëdhënien me të atin. Pasaportën në kështjellën e Skënderbeut ia ka dorëzuar Kryeministri Edi Rama, që ka gjetur mënyrën e tij për ta njoftuar për pasaportën. Fama e Ana Oxa mbërriti në Shqipëri përmes këngëve të saj në Sanremo dhe kur ajo zbuloi origjinën e saj, menjëherë fitoi zemrat e miliona shqiptarëve. Me kalimin e viteve, duket se lidhja me vendlindjen e të parëve të saj është forcuar dhe Ana Oxa nga sot, është edhe një Ana Hoxha.
E njohur si një nga genocidet më të mëdha në histori,Kryqëzata Albigensiane e filloi ekzistencën e saj famëkeqe nga 1209 deri 1299. Cathari ishte një lëvizje fetare dualiste në jug të Francës ,një degë e krishtërimit u shëndrua në një kërcënim për Kishën Katolike Romake. Lufta e urdhëruar nga Papa Innocent III ,vuri fisnikërinë e Francës veriore katolike kundër asaj të jugut, ku lëvizja tolerante Cathari gëzonte përhapjen dhe mbështetjen. Fushata barbare i mundësoi mbretit francez të vendoste autoritetin e tij mbi jugun përveҫ qëllimit të eleminimit të katarizmit. Nga mesi i shekullit XII Kryqëzatat në Tokën e Shenjtë pasuan luftën ndaj armiqve të besimit në Balltik kundër paganëve, në Spanjë kundër myslimanëve dhe në zemër të Europës ndaj sektit paqësor të Katarizmit. Përhapja me rritme të shpejta e detyroi kreun e Kishës Katolike ti konsideronte heretikë, koncept i cili shihej në botën mesjetare si kërcënim kancerogjen për shpëtimin e shpirtit. Kjo lëvizje e katolikëve mori emrin Albigensianism nga Albi, një qytet në Francën Jugore ku lulëzoi sekti. Shën Dominiku, i cili u dërgua në rajon për të predikuar dhe për të debatuar me Katarianët, formoi Urdhrin e tij të Predikuesve (Dominikanët) në përgjigje të herezisë. Të gjitha përpjekjet për çrrënjosjen me predikim dështuan dhe në 1209 nisi Kryqëzata kundër Raymond dhe heretikëve të Languedoc. Në fillimet Kryqtarët kapën Béziers në zemër të territorit të Cathar, filluan të klasifikojnë heretikët nga të krishterët e vërtetë dhe masakruan të gjithë popullsitë e qyteteve. Me përjashtim të Carcassonne, pjesa më e madhe e territorit të Albigeois iu dorëzua kryqtarëve. Disa vjet më vonë një rebelim kundër veriorëve mori jetë nga Raymond VII, i cili rimori territorin e humbur dhe nën kërcënimin e një lufte civile të vazhdueshme mbreti francez Louis VIII urdhëroi fundin e Kryqëzatës. Megjithëse në 1226 territori bie përsëri në kontrollin e veriorëve ,akt që do sillte një traktat paqeje në 1229 dhe një kryqëzatë tjetër të vonë. Raportet për numrin e të vdekurve janë të ndryshme por vlen të përmendet që praktika kryesore e ekzekutimeve ishte nëpërmjet djegies. Pjetri i Vaux de Cernay pretendon se 7000 njerëz u vranë vetëm në kishën e Shën Marisë Magdalena, një dokument tjetër dërguar Romës në atë kohë shkruan se janë ekzekutuar të paktën 20 000 njerëz. William the Breton jep shifra të tjera prej 60 000 të zhdukurish por një vlerësim i përgjithshëm i të vdekurve në vitet 1209-1229 variojnë nga 200 000 deri në 1 000 000 ose më shumë jetë të humbura.
Në kohën e Mesjetës por dhe më parë kësaj periudhe shtresat e pasura të shoqërisë ,të fryrë nga arritjet statusi pushteti ,ishin shprehje e asaj që ata vetë përfaqësonin. Një familje e tillë natyrisht zotëronte një shtëpi vërtet të madhe dhe godina të tilla kishin nevojë për një hierarki shërbëtorësh. Larmishmëria e tyre tregon kërkesat e veҫanta dhe finesën e detyrueshme që një familje përfaqësohej. Shërbëtoret femra: Kjo kategori nis me Shërbëtoren e shtëpisë ,kryetarja e padiskutueshme femër e stafit ishte një rol që kërkonte një numër të madh përgjegjësish dhe një post i tillë tregon besueshmëri. E njohur si ’Zonja’ ekujlibronte detyrat me aftësitë për të krijuar një harmoni në punët e shtëpisë. Kuzhinierja një post jo aq prestigjioz sa mund të tingëllojë karakterizohej nga talenti, njohuritë e sofistikuara praktike dhe sigurisht një njeri që përballon tensionin apo grindjet e kuzhinës. Më e rëndësishmja është fuqia dhe reputacioni për të ushqyer dhe kënaqur mysafirët . Dadot një punë tepër e përhapur edhe sot ,në shekullin e XIX duhej të ishte punonjëse femër dhe një njeri i dashur me fëmijët ,roli i së cilës varion sipas moshave të ndryshme dhe kujdesit që donin fëmijët. Pastruesja ose shërbyesja e shtëpisë ishte detyra e orëve të gjata, më pak tërheqëse dhe me punë pafund në një shtëpi të madhe. Gjatë fundjavës ose gjatë eventeve apo e thënë ndyshe 'periudhat e ngarkuara' pastruesja drejtonte një numër të vogël shërbyesesh shtëpiake si ndihmëse të jashtme. Shërbyesja e kuzhinës shumë e aftë në përgatitjen e ushqimit ,mbikqyrëse e higjenës dhe efikase në përgatitjen e kërkesave shtesë dhe bazës ushqimore ditore. Shërbyesja e lavanderisë ,pjesë e personelit ditor karakterizohej nga aftësitë e larta në praktikat e avullit dhe hekurosjes. Shërbëtoret infermiere mereshin kryesisht me fëmijët e vegjël dhe detyra e tyre aspak e këndshme ishte larja e pelenave por dhe shërbimet e nevojave personale në dhomë në raste të veҫanta. Shërbëtorja e baxhos kryesisht me prejardhje rurale kujdesej për sigurimin e produkteve të qumshtit nga shtëpitë e fshatit. Ajo duhet të dinte të prodhonte gjalpin si dhe të përdorte më së miri nënproduktet e qumëhtit për një larmi përbërësish në kuzhinë. Ky rol u bë më pak vendimtar në shekullin e XX për shkak të ndikimit të blegtorisë në shkallë të gjerë dhe krijimit të tregjeve të reja. Ndihmësja e kuzhinës një status tjetër, rutina e së cilës sillej rreth mbështetjes së shërbyesve të kuzhinës me pastrim, larjen dhe higjenën e enëve të papastra. Rolet e tjera që gjeje në një shtëpi të madhe janë shërbëtorja e magazinës e cila merej me blerjen e produkteve të nevojshme të konsumit dhe shërbëtorja e ‘qetë’ e dhomës një rol jo i dëgjuar por praktik i cili kërkonte një sasi të caktuar njohurish dhe aftësie në distilimin e sendeve të stafit. Pasuria dhe rangjet e larta të një shoqërie detyruar nga egoizmi krijuan një kulturë më vete në shërbimet dhe detajet e vilave apo shtëpive të mëdha. Ky shkrim përfshin vetëm pjesën e shërbyeseve femra dhe vjen e komplikuar me pjesën tjetër me sherbyesit meshkuj ,një gjysëm plot e dëshirave të pasanikëve.
Specialisti i trashëgimisë kulturore shpirtërore Sejmen Gjokoli ka publikuar foto të “Nëndetëses 105”, e famshmja historike e Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë, duke na treguar se tashmë ajo është rindërtuar. Duke e etiketuar si “një aset që fle në det”, Gjokoli thotë se tanimë do kemi një aset të rëndësishëm në shërbim të kulturës e historisë. Sakaq, ai thotë se dy ish-specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për t’i dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme.
Prej dimrit që shkoi, ditës që pata rastin të vizitoj nga afër Nëndetësen 105, të famshmen historike të Pashalimanit të viteve gjashtëdhjetë. E quaj fat atë moment kur për të parën herë do të hyja në “barkun” e një nëndetësje e ca më tepër kur ky mjet i sofistikuar ushtarak lidhet me një nga historitë më të lavdishme e më dridhëruese të ushtrisë shqiptare në vitet e luftës së ftohtë. E shkatërruar dhe e zhveshur tërësisht në vitin e mbrapshtë ‘97, ajo do të mbetej ashtu bark tharë e lidhur në një nga kalatat e bazës ushtarake të Pashait. Këtu do t’i shpëtonte edhe “skartimit” të çmendur kur simotrat u bënë skrap për pangopësinë. Askush se di, ose më mirë të them fare pak e dinë që, pikërisht brenda kësaj nëndetësje, për rreth tri apo katër vite dy burra, dy ish specialistë të teknikës së kohës, kanë punuar pa ndërprerë për ta ringritur e për ti dhënë shkëlqimin e madhështinë e dikurshme. Me thonj kanë punuar e ashtu një e nga një ja kanë gjetur e montuar paisjet, pjesët dhe aksesorët e rrjepur barbarisht. Prej rrjetit elektrik, të ajrimit e aspirimit, vendkomandës, pultin e drejtimit, dhomën e silurave, krevatet e marinarëve, guzhinën etj. Gjer te dhomat zyra të komandantit e komisarit, të dya përballë njera tjetrës të ndara nga koridori i ngushtë. Çdo gjë ashtu si ka qenë, në çdo detaj e paisje deri te vidat më të imta e ornamentet e varura. Edhe boja e ngjyrat rigorozisht orgjinale, jashtë e brenda. Tani thuajse e gatshme të presë e të përcjellë vizitorë duke shtuar kështu një aset të jashtëzakonshëm turistik jo vetëm për Vlorën. Pa diskutim dita që do deklarojë startimin zyrtar të aksesimit të Nëndetëses 105, vendosur diku në një nga kalatat detare të Gjirit të Vlorës, do të shënojë edhe krijimin e një prej atraksioneve më madhore në fushën turistike e historike në hapësirën gjithë shqiptare. Dhe me siguri atë ditë do flitet gjatë e mbase nuk do mungojë nderimi e vlerësimi për Neim Shehun e Ferdinand Hodon, dy mjeshtrat orikumas që 105-sën e shkretuar e rijetësuan për ta patur përsëri në ujrat adriatiko-joniane, tanimë të qeta por jo pak të lakmuara.Tani për t’u treguar brezave se edhe për luftën e kemi të lashtë e gjëmimtare historinë… |