Bayern München njihet si klubi më i sukseshëm dhe profesional gjerman i futbollit. Bayern u themelua në vitin 1900 dhe është bërë klubi më i famshëm i futbollit gjerman dhe pothuaj i gjithë suksesi i tij ka ardhur që nga vitet 1960. Anëtarë të klubit sportiv MTV në 1879 Mynih u shkëputën për të formuar një klub të ri. Pasi fituan Kampionatin e Gjermanisë së Jugut në 1926 arritën dhe titullin e parë kombëtar në 1932 duke mundur Eintracht Frankfurt. Ky klub i ri dhe me suksesin në gjak do të ishte paraardhësi i Bayern Mynih. Pas Luftës së Dytë Botërore futbolli në Gjermaninë Perëndimore u luajt në pesë liga rajonale, divizionet kryesore të të cilave quheshin Oberliga. Bayern luajti në Oberliga Süd (Jug) dhe fitoi Kupën e Gjermanisë për herë të parë në 1957. Më vonë gjërat ndryshuan dhe në 1963 u krijua një ligë kombëtare e Gjermanisë Perëndimore, e quajtur Bundesliga,ku Bayern fitoi kampionatet të sezoneve 1965,1966. Në fund të viteve 1960, në ekipi luanin tre nga futbollistët më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave portieri Sepp Maier, sulmuesi Gerd Müller dhe mbrojtësi Franz Beckenbauer. Müller ishte golashënuesi më i mirë i Bundesliga për shtatë sezone dhe mbetet Top golashënuesi i të gjitha kohërave. Përveҫ tyre në skuandër luanin dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj gjermanë si Uli Hoeness dhe Paul Breitner. Bayern me ta fitoi Kupën e Fituesve Evropiane (European Cup Winners) në 1967,Bundesligën 1968-1969, Kupën Ndërkontinentale në 1976 dhe tre Champions Liga (1974, 1975, 1976). Gjatë asaj periudhe të suksesshme në sezonin 1971–72 Bayern vendos dhe një rekord tjetër ,fitore 11-2 ndaj Borussia Dortmund. Në traditën e lojtarëve kampionë nuk mund të lemë pa harruar Lothar Matthäus, portierin Oliver Kahn dhe sulmuesin Miroslav Klose. Në total, klubi ka fituar Bundesligën 28 herë, Kupën DFB 19 herë dhe Kupën e Ligës 6 herë, një Kupë të Unionit të Shoqatave Evropiane të Futbollit UEFA në 1996 dhe pesë tituj të Ligës së Kampionëve. Stadiumi i parë i Bayern quhej Grünëalder Stadium nga 1925 deri në 1972 dhe më pas u zhvendosën në Stadiumin Olimpik (ndërtuar për Lojërat Olimpike të Mynihut 1972), të cilin e ndau me rivalin e tij të qytetit TSV 1860. Të dy klubet u zhvendosën përsëri në 2005 pas përfundimit të Allianz Arena, projektuar nga Herzog dhe de Meuron, një arenë me kapacitet 69 000 spektatorë .
0 Comments
Leave a Reply. |