Sot është një ditë e trishtë për futbollin ,një nga ikonat që e bëri kaq të popullarizuar këtë sport Diego Armando Maradona u nda nga jeta në moshën 60 vjeҫ. Ikona e futbollit raportohet se pati një atak në zemër në shtëpinë e tij vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku iu nënshtrua një operacioni në tru. Diego Armando Maradona lindi në 30 tetor 1960 Buenos Aires, Argjentinë dhe u rrit si futbollist që në moshë të vogël për tu bërë lojtari më i mirë i vitit 1980 dhe një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Gjeniu i udhëhoqi ekipet e klubeve në kampionate në Argjentinë, Itali dhe Spanjë drejt suksesit por arritja më e madhe e tij ishte me ekipin kombëtar Argjentinas që fitoi Kupën e Botës 1986. Maradona shfaqi talentin e futbollit herët në moshën tetë vjeç dhe iu bashkua Las Cebollitas, një ekip djemsh që vazhdoi të fitonte 136 ndeshje radhazi dhe një kampionat kombëtar. Më pas nënshkroi me Argentinos Juniors në moshën 14 vjeç dhe bëri debutimin e tij në divizionin e parë në 1976 ku katër muaj më vonë ai bëri dhe debutimin e tij me ekipin kombëtar, duke u bërë Argjentinasi më i ri ndonjëherë që ka luajtur me kombëtaren. Në 1981 Maradona u transferua në Boca Juniors dhe menjëherë e ndihmoi ekipin të fitonte kampionatin. Më pas filloi karriera në në Europë,fillimisht si lojtar i FC Barcelonës në 1982, të cilën e ҫoi tek suksesi i Kupës së Spanjës 1983. Më pas një eksperiencë e re dhe një sukses më i madh ,SSC Napoli 1984–91, duke e ngritur klubin tradicionalisht të dobët në lartësitë e futbollit italian. Me Maradonën ekipi fitoi titullin dhe kupën e kampionatit në 1987 dhe kampionatin e 1990. Periudha e Maradonës me Napolin përfundoi kur ai u arrestua në Argjentinë për posedim të kokainës dhe mori një pezullim 15-mujor nga futbolli. Pas setbackut showman rikthehet në Sevilla në Spanjë dhe shkon drejt mbylljes së karrierës futbollistike me Newell’s Old Boys dhe Boca Juniors në Argjentinë ku luajti ndeshjen e tij të fundit më 25 tetor 1997. Karriera e Maradonës me ekipin kombëtar Argjentinas përfshinte paraqitje në Kupën e Botës në 1982, 1986, 1990 dhe 1994 ku në garën e vitit 1986 në Meksikë, ‘Dora e Zotit’ ngriti Kupën e Botës, arritja më e madhe e tij. Maradona është padyshim lojtari më i mirë i shekullit të 20-të. Në vitin 2008 Maradona u emërua trajner i ekipit kombëtar Argjentinas,të cilën e udhëhoqi deri në çerekfinalet e Kupës së Botës 2010 dhe karriera e tij si trainer vazhdoi me klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe Al Ëasl apo Dorados de Sinaloa të Meksikës në 2018, eksperienca jo të suksesshme. Diego ishte vetë futbolli Diego ishte vetë topi ,ishte spektakli dhe legjenda që do të mbahet mend jo vetëm për kontributin dhe arritjet por dhe për golin e tij më të famshëm me dorë.. .."Pak me kokën e Maradonës dhe pak me dorën e Zotit"..
0 Comments
Leave a Reply. |