Real Madrid sot është një nga skuadrat më të njohura në botë dhe një nga skuadrat me më shumë tifoza në rang global. Real Madrid Club de Fútbol ka marë pseudonimin spanjoll Los Blancos që do të thotë e bardhë dhe historia e tij fillon në vitin 1897. Por zyrtarisht klubi u themelua në vitin 1902 dhe u bashkua me Federatën Mbretërore Spanjolle të Futbollit në 1909. Skuadra në fillimet e saj luajti në shumë fusha të ndryshme derisa presidenti ambicioz i klubit Santiago Bernabéu zyrtarizoi ndërtimin e stadiumit që mban emrin e tij që nga 1947. Bernabeu mban më shumë se 80 000 spektatorë dhe eventi i parë ndërkombëtar që njohu stadiumi ishin ndeshjet e Kupës së Botës 1982 dhe finalja e saj Gjatë sezonit 1955-1956 zhvillohet për herë të parë turneu i Kupës Europiane ose siҫ njihet sot Champions League, me më të mirat e kontinentit të vjetër. Galaktikët morën përsipër atë që nuk e ka arritur asnjë skuadër tjëtër sot ,e nisën të parët si kampionë dhe vazhdojnë të kryesojnë dhe sot si klubi me më shumë trofe dhe sukses në Europë. Kundërshtari i parë i finaleve të Realit në Champions ishte klubi francez Stade de Reims. Lojtarët e talentuar si Ferenc Puskás, Alfredo Di Stéfano, Paco Gento, Hector Rial dhe Miguel Muñoz ndihmuan klubin të fitonte pesë Kupat e para Europiane me radhë. Loja më e cilësuar e klubit Madrilen në një finale europiane është ajo e 1960 kundër ekipit të Gjermanisë Perëndimore Eintracht Frankfurt, e cila pefundoi me fitore 7-3 dhe konsiderohet gjerësisht një nga shfaqjet më të mira të të gjitha kohërave të Realit. Klubi ka fituar gjithsej 13 tituj të Ligës së Kampionëve, më shumë se çdo ekip tjetër. Në arenën spanjolle madrilenët mbajnë vendin e parë me më shumë tituj të fituar ,plot 33 La Liga, 19 herë titullin Copa Del Rey, 9 Super Kupa Spanjolle dhe dy Kupa të Unionit të Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA 1985 dhe 1986). Rivaliteti më i madh i klubit është FC Barcelona. Tensioni midis klubeve të futbollit nga dy qytetet më të mëdha të Spanjës u përforcua në shumë aspekte, si ato politike, etnike dhe futbollistike. Krisja e parë filloi në 1950 për blerjen e sulmuesit të talentuar argjentinas Alfredo Di Stéfano, i cili hoqi dorë nga marrëveshja me Barcelonën për të nënshkruar me Realin. Vitet që pasuan argjentinasi e udhëhoqi skuadrën drejt pushtetit apsolut në fushë. Më e rëndësishmja vjen gjatë pushtetit të Gjeneralit Franko ku FC Barcelona u shtyp ekonomikisht dhe etnikisht mbi konflikitn Basko-Spanjoll. Lufta civile shkaktoi mbylljen e stadiumit të Barcelonës dhe rivaliteti mes Madridit si përfaqësues i pushtetit qëndror dhe rezistencës Baske mori përmasa dhe ngjyrime të forta. Ndeshjet mes Barcelonës dhe Real Madridit njihen si El Clásico (Klasikja) dhe shikohen edhe sot në të gjithë Spanjën si kontrasti midis Spanjës Castiliane dhe Katalonjës. Superyjet e Madridit janë të pavdekshmit e historisë së futbollit në të gjithë botën dhe përfshijnë yje si David Beckham, Luis Figo, Ronaldo, Zinedine Zidane, Kaká dhe Cristiano Ronaldo dhe shumë të tjerë.
0 Comments
Leave a Reply. |