Morali perëndimor mbështetet në arsyeja dhe individi me liritë e tij është në qëndër të funksionimit të shoqërisë. Kishore Mahbubani një diplomat i njohur i të drejtave civile në mbarë botën pohon se këto të drejta themelore të individit po vihen në rrezik. Duke ndjekur filozofinë e mendimtarëve më të suksesshëm që nga antikiteti u krijua një arsyetim logjik mbi të cilin duhej kuptuar dhe përmirësuar bota. Tendenca do të sillte një logjikë të pakontestueshme në perëndim dhe kjo si praktikë e detyrueshme në politikat e brendshme dhe të jashtme. Aktet historike kanë sjellë ndryshime globale për të arritur të drejtën ideale ,por kjo tingëllon shumë absolute dhe hipokrizia mund të jetë ana nga e cila peshon më shumë peshorja. Para disa dekadash Kongresi Amerikan miratoi legjislacionin që udhëzonte Departamentin e Shtetit të SHBA të botonte raporte vjetore mbi performancën e të drejtave të njeriut në të gjitha shtetet e botës. Institucioni do të regjistronte me përpikmëri rastet e torturave të praktikuara në kundërshtim me të drejtat themelore të njerëzimit. Për shembull raportet e torturave në Sri Lanka dhe Tunizi nxorën shkelje të rënda nga trajtimi i të bugosurve të ndryshëm. Në vitin 2001 pas 11 shtatorit, SHBA filloi një fushatë globale kundër terroristëve radikalë islamikë. Sipas ligjit ndërkombëtar, kjo fushatë ishte e justifikuar pasi ishte legjitimuar nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit. Abuzimi dhe thyerja e moralit të praktikës politike solli si në rastet e Siri Lankës dhe Tunizisë të famshmin Guantanamo. Industria morale më e madhe në botë e faqeve editoriale të New York Times dhe Washington Post ra pre e kësaj hipokrizie duke mos e dënuar politikën e ndjekur dhe duke shtuar raportet të ngjashme abuzimesh. Në Europë vijnë simotrat e editorialeve të tilla thuajse të ngjashme por dhe më e rëndë vetë qeveritë e Bashkimit Europian dënojnë raporte të ngjashme të shkeljeve të të drejtave njerëzore në vende si Rusia dhe Irani dhe deri më sot dhe asnjë nga këto qeveri nuk ka dënuar abuzimet e amerikanëve . Një mbrojtje e të drejtave njerëzore dhe morale qeveritarët europianë e bënë ndaj sundimit diktatorial të Mugabe në Zimbabve apo Hugo Chavez në Venezuelë, por kjo ishte shumë e lehtë sepse nuk do të paguhej asnjë çmim politik dhe ekonomik për mbajtjen e këtyre qëndrimeve. Në 2021, do të shënojmë përvjetorin e njëzetë të 11 shtatorit dhe shtrembërimet morale nuk duhet të lejohen aq më tepër nga shoqëritë perëndimore udhëheqëse të kësaj nisme. Bota do të ishte një vend më i mirë dhe kapitulli mbi këtë episod të shëmtuar në historinë e Perëndimit të mbyllej ,ku drejtësia të kalojë në pjesën tjetër të botës ku shkeljet e politikave janë edhe më të rënda. Mbajtja e dy standarteve krijoin një rezik për sigurinë dhe për vetë demokracinë ,ndaj është i nevojsme një protokoll i kujdesshëm në favor të paqes dhe së drejtës.
0 Comments
Leave a Reply. |