Njerëzit kanë banuar në Shkretëtirën Arabe që nga koha e hershme e Pleistocenit ( 2.6 milion vjet më parë). Artefaktet janë të shumta të jetës kaq të hershme në shkretëtirë dhe janë zbuluar kryesisht në Katar ,Dubai dhe në Rubʿ al-Khali jug-perëndim të gadishullit Arabik. Pjesa më e madhe e mbetjeve i përkasin kulturave të 3000 viteve të kaluara. Beduinët iu përshtatën jetës nomade të shkretëtirës dhe ҫelësi i mbijetesës u bë deveja, kuajt arabë dhe delet. Përveҫ përdorimit të kafshëve beduinët filluan të kultivonin palma hurme dhe kultura të tjera, por e zakonshme për zonën, gjetja e kullotjes dhe ujit u bënë shqetësimet kryesore të beduinëve. Popullsia e gadishullit ndahej në dy kategori, popullata e vendosur dhe ajo nomade ,të cilat bashkëvepruan dhe u shkrinë në një në të gjitha aspektet ,përfshirë mënyrën e jetesës, ritualet fetare kulturën etj. Shekullin e fundit ndarja e kufijve në shkretëtirë detyroi që politikat ta kufizojnë gjithnjë e më shumë lëvizjen fisnore. Beduinët vazhduan me traditën e jetës në oaze dhe pas viteve 1930 deri në modernizimin që kanë arritur sot vendet e gadishullit. Sulmet ndërfisnore mbetën axhenda e pandryshuar e beduinëve deri në ditët e sotme kurse besnikëritë fisnore kanë rënë nga rëndësia politike, por kanë mbetur të konsiderueshme në fusha të tilla si martesa. Modernizimi ka sjellë shumë ndryshime, ku pjesa dërrmuese e popullsisë është përqëndruar në qytete të mëdha por një pjesë e vogël e popullsisë nomade vazhdon jeton afër fshatrave të shkreta. Ndikimi kulturor perëndimor u përshpejtua me zbulimin e naftës në 1936 dhe çoi në futjen e lehtësive si aeroplanët, telefonat dhe televizionet. Kamionët u bënë deveja e re për beduinët ,të cilët i përdorin për shumë qëllime, duke përfshirë transportimin e deleve në treg, lëvizjen e foragjereve dhe ujit në vendet ku kafshët e rritura për mish janë grumbulluar, për lëvizjen e kafshëve nga një zonë kullote në një tjetër. Rritja e lëvizshmërisë ka bërë që, nomadët të fillojnë të kenë më shumë akses në arsim dhe shërbime të tjera publike. Gratë mbeten kryesisht në shtëpi, por burrat shpesh udhëtojnë në distanca të mëdha për punësim.
0 Comments
Leave a Reply. |